Maliqi: Shkupit dua ti jap, jo ti marr


Goran Adamovski

“Me përvojën, kontaktet dhe ndikimin tim, shpresoj që do ti ndihmoj qytetit dhe qytetarëve të saj në gjetjen e jetës më të mirë urbane”, tha pronari i “Gemak Trejd” dhe zëvendës-kryetari i Shkupit Enver Maliqi për gazetën “Nezavisen vesnik.”

Një prej biznesmenëve më të pasur në Maqedoni, Enver Maliqi, është shqiptari i parë në vendin e zëvendës-kryetarit në përbërjen e re të Qytetit të Shkupit. Pronari i “Gemak Trejd” do të kujdeset për shpinën” e Petre Shilegovit. Për vete ai thotë se nuk është pjesë e asnjë partie politike por ka pranuar funksionin e ri sepse është shkupjan dhe dëshiron të shpërblej vendlindjen. Investitori i të a.q. “Murit kinez” dhe pronar i Hotelit “Park” dhe Spa qendrës hedh posht pretendimet për konflikt interesash dhe sqaron se objekti i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme. Shkupin e sheh si qytet modern dhe të pastërt. Përmendoret e “Shkupi 2014” nuk i pëlqejnë por është kundër shembjes së tyre dhe apelon për kujdes. Për të gjithë këto tema, ai hapur flet në intervistën për numrin e parë të “Nezavisen vesnik”.

Z. Maliqi, kryetari i ri i Shkupit para pak kohe ju emëroj për zëvendës të tij. Vallë është kjo është favor për BDI që bëri koalicion me LSDM-në në zgjedhjet lokale?
Unë jam i lindur në zemrën e Shkupit, në Çarshinë e Vjetër, në rreth multietnik dhe multireligjioz. Shkupi është qytetit im, edhe pse jeta dhe obligimet më dërgonin prej një vend në vend tjetër, prej Nju Xhersi në Antverpen, çdoherë kthehesha në shtëpi. Unë jam fëmijë i qytetit dhe njoh shumë njerëz në Shkup, kam lëvizur në pabe,klube, çdokund.. Vendosa të hy në Këshillin e Qytetit të Shkupit përshkak se mendoj që me përvojën time dhe njohjen e shumë biznes strukturave në të gjithë botën, mund të kontribouj të vijnë investitorë të ri, të cilët do ti ndihmojnë qytetit që më lehtë dhe më mirë të frymojë. Në fund të fundit, ky është oblgimi im. Si biznesmen arrita shumë, tani është momenti kur duhet të shly borxhin ndaj vendlindjes time dhe fëmijëve të mi. Dua të theksoj që nuk jam pjesë e asnjë partie politike, dhe nuk jam këtu që të bëjë politikë. Por, nuk duhet të jemi naiv, bota moderne nuk mund të injoron politikën dhe për të krijuar diçka, duhet patjetër të ndërtosh urë nëpërmjet një strukture të caktuar politike.
Kisha oferta, por vendosa për BDI-në dhe për këtë arsye isha pjesë e listës së tyre të këshilltarëve. Dua edhe njëherë të theksoj, unë nuk jam politikan, por biznesmen i cili, pa modesti të rrejshme, din mirë të menaxhojë punët, dhe do të tentoj të njejtën ta bëjë edhe për vendlindjen time.

Sa ju pëlqen imazhi i sotshëm i Shkupit? Cilët do të jenë obligimet tuaja, jo vetëm si anëtar i Këshillit të Shkupit, por edhe si zëvendës-kryetar i krytarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov? Cili është vizioni, plani dhe ideja juaj për qytetin?
E pranoj që nuk njoh më qytetin tim. Shkupin e ngulfatën me ndërtesa dhe përmendore të stilit që asnjëherë nuk ka përfaqësuar atë. Shkupi është qytet me afër një milion banorë dhe do të insistojë për modernizimin e tij. Shkupin e shoh si qytet të pastërt dhe të fortë. Dua që Vardari të jetë i pastërt, të pastrojmë ajrin, qyteti të fitojë më tepër hapësira gjelbëruese, të ndërtojmë hekurudha nëntokësore, ta bëjmë qytetin vend të mirë për të jetuar. Nuk dua më që qyteti të jetë i ndarë në anë të majtë dhe të djathtë. Besoj që me përvojën dhe kontaktet që kam, mund të kontribuojë në realizimin e ideve dhe vizioneve të mia.

Theksuat që nuk ju pëlqejnë përmdendoret dhe projektet e “Shkupi 2014”. Vallë kjo do të thotë që do të kërkoni largimin ose shembjen e një pjese të tyre?
Duke pasur parasysh se kam përvojë të hidhur me shembjen e përmendoreve edhe atë me dinamit të një objekti të ndërtuar, nuk do të kisha rekomunaduar që dikush të bëjë të njejtën. Personalisht mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për hapat vijuese që do të ndërmarrim. Një pjesë e përmendoreve janë të kontestueshme në aspektin historik, estetik dhe arsimor, disa prej tyre janë vendosur në vende jo të përshtatshme, por nuk duhet të ketë revanshizëm urbanistik.  Jam thellësisht kundër radikalizimit. Mendoj që duhet të ketë debat publik për përmendoret ose për një pjese të tyre dhe pastaj të arrihen konkluzione se çfarë më tutje.

Përmendët shembjen e objektit në bregun e Vardarit. Obejkti  “Muri kinez” në të cilin ishit investitor, shkaktoi shumë polemika në opnion. Si qëndron situata sot, a e posedon objekti dokumentacionin e nevojshëm për funksionim legal? Ndoshta keni dëgjuar zërat se pikërisht për këtë arsye keni hyrë në administratën e qytetit?
Një ditë edhe këto punë duhet të pastrohen. Gjykata supreme vendosi që ndërtesa dhe hoteli janë legal. Në të kaluarën kisha situata jo të përshtatshme dhe pengesa, e dini që tërë ndërtesa ishte e penguar me disa akte, pësova dëmtime të mëdha materiale, dhe pësoi edhe shëndeti im. Atje investova pas shembjes, me atë që fillimisht bleva dy banesa për familjen. E dini, më pëlqen vendi aty sepse me lumin Vardar jam emcionalisht i lidhur, në të mësova notin, ndërsa në hapësirën e stadiumit shikoja vëllaun si luan basketboll. Nga ana tjetër, unë doja të bëhem futbollist, edhe pse nuk arrita të bëhem, duke punuar në Gjermani  mësova dispilinën dhe këmbënguljen gjermane, e cila më vonë më ndihmoi në jetë. Mes tjerave, më mësoi të jem legalist dhe çdoherë deri në fund të luftoj për drejtësinë, sepse ajo çdoherë fiton. Pikërisht për këtë jam i lumtur për vendimin e Gjykatës supreme i cili vërteton se objekti është legalisht i ndërtuar. Jam krenar për familjen time, çdoher në të mirë dhe të keqe kemi qenë bashkë, jam krenar për gjithçka që kam arritur në jetë edhe atë pa asnjë përkrahje nga shteti ose person. Nuk kam fituar asnjë tender, përkundrazi, gjithçka që kam, e kam arritur me djersën time dhe të bashkëpuntorëve të mi.

Ju jeni shqiptari i parë në pozitë kaq të lartë në Qytetin e Shkupit. Prapseprap, cili është motivi që një biznesmen si Ju të pranojë pozitë të tillë adminitrative pa ndikim të madh politik?
Shpesh ballafaqohem me këtë pyetje. Do të jem i sinqertë, me përvojën, kontaktet dhe ndikimin tim, shpresoj që do ti ndihmoj qytetit dhe qytetarëve të saj në kërkesën e jetës më të mirë urbane.
Personalisht ndjehem si qytetar normal i Shkupit. Në gjashtëdhjetë vitet e mia bëra mjaftueshëm, tani është momenti të bëjë diçka për qytetin tim. Nëse arrijë pak të kontribouj në pastërtin e qytetit, natyrën, parqeve dhe përmirësimin e infrastrukturës, do të vlerësoj se misionin e kam përmbushur. Dhe në fund të theksoj që në politikë dhe në këtë pozitë hyra jo që të marrë por të jap.