Zidan pas barazimit me Leganesin: Sezonin e ardhshëm Reali do të jetë shumë më i mirë

Trajneri i Real Madridit Zinedin Zidan pas ndeshjes me Leganesin (1:1) në duelin e 32-të të xhiros së kampionatit të Spanjës ka premtuar se ekipi do të luajë më mirë sezonin e ardhshëm.

“Në pjesën e parë kemi luajtur keq, por pas pauzës kemi luajtur shumë më mirë. Në parim duhet të përparojmë. Sezonin e ardhshëm do të jemi shumë më të mirë. Ekipi patjetër të jetë konkurrent. Benzema ka sezon të mirë, veçmas në shikim të golave. Ai fokusohet në efikasitet. Ai është lojtar fantastik dhe ka shënuar shumë në këtë sezon. E tregoi karakterin e tij dhe bën punë të mirë për ekipin”, ka thënë Zidan .

Pas xhiros së 32-të të Ligës së parë spanjolle, Real Madridi gjendet në vendin e 3-të me 61 pikë, katër më pak se Atletiko Madridi dhe 13 nga lideri Barcelona.