(VIDEO) Publikohen pamje të vetëvrasësit të dyshuar për sulmet me bomba në Sri Lank


Televizioni Skaj njuz publikoi pamje nga kryerësi potencial i njërit prej sulmeve terroriste në Sri Lankë.

Në pamjet e bëra disa sekonda para sulmit, shihet se si një burrë me flokë me ngjyrë të errët, me çantë të madhe, shkon në drejtim të kishës. Në momentin kur hyn brenda, pamjet ndalojnë përnjëherë.

(VIDEO): https://t.co/1bAcNa0LbH pic.twitter.com/aZgzgooqxI

Grupi terrorist “Shteti Islamik” e ndërmori përgjegjësinë për sulmet në Sri Lankë në të cilat jetën e humbën të paktën 320 persona. Në deklaratën e liferuar nga agjencia e lajmeve Amak, e cila lidhet me SHI-në, thuhet se cak i sulmit kanë qenë “persona të krishterë prej shteteve të cilat i kanë bombarduar territoret e SHI-së”.

Numri i të vdekurve në sulmet me bomba në Sri Lankë u rrit në 321, ndërsa mbi 520 u plagosën. Autoritetet në Sri Lankë deri më tani i kanë arrestuar 40 persona. UNICEF kumtoi se në mesin e të vrarëve janë 45 fëmijë.