Një polic në Florida është larguar nga puna pasi që ka arrestuar fëmijë gjashtëvjeçarë


 Një polic në Florida është larguar nga puna pasi që javën e kaluar ka arrestuar fëmijë të moshës gjashtëvjeçare për shkak të sjelljes joshembullore në shkollë, deklaruan nga policia në Orlando.

“Sot kur arrita në punë ishte e qartë që nuk ekziston zgjidhje tjetër për t’u rregulluar gjendja, përveç shkarkimit të zyrtarit policor”, u shpreh kryeshefi i policisë në Orlando.

Polici Denis Tarner të enjten ka arrestuar fëmijët, duke i akuzuar ata për sulm, tha prokurorja e përgjithshme e Floridës, Aramis Ajala e cila shtoi që kryeshefi i policisë i ka thënë që nuk ka për qëllim që t’i përndjekë në bazë të detyrës zyrtare dhe ka kërkuar nga ajo t’i hedhë poshtë ato akuza.

Tarner nuk ka kërkuar leje për arrestimin e fëmijëve nën moshën 12-vjeçare, gjë të cilën ka qenë i detyruar ta bëjë.