Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Meksikës dhe Guatemalës


Tërmet me intensitet prej 6.6 shkallë sipas Riterit është regjistruar sot në kufirin mes Meksikës dhe Guatemalës, ka bërë të ditur Qendra Sizmike Evropiane Mesdhetare.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë nëntë kilometra në veriperëndim të qytetit meksikan kufitar Frontera Idalgo dhe 183 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Guatemalës, Guatemala Siti. Tërmeti është ndjerë në pjesën jugore të Meksikës, si dhe Guatemalë dhe Belize.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale dhe dëme materiale.