Tërhqiet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Evropës, ja kush me kë do të takohen


Shorti për fazën e 1/8 së finales në Ligën e Evropës kaloi pa ndeshje mes favoritëve.

Derbi në këtë fazë është ndeshja mes fituesit të Kupës së Gjermanisë Ajntraht Frankurt dhe ekipit italian, Inter.

Çellsi do të takohet me Dinamo Kievin, ndërsa Arsenali kundër ekipit francez Ren.

Ekipi më i sukseshsëm në Ligën e Evropës Sevilja do të ketë kundërshtar të lehtë, kundër Sllavia Pragës.

Ndeshjet e 1/8 së finales do të luhen më 7 dhe 14 mars. Ekipet e tërhequra të para do të jenë nikoqirë në ndeshjet e para.

Shorti për 1/8 e finales në LE:

Çellsi – Dinamo (Kiev)
Ajntraht (Frankfurt) – Inter
Dinamo (Zagreb) – Benfika
Napoli – RB Salsburg
Valensia – Krasnodar
Sevilja – Sllavia (Praga)
Arsenal – Ren
Zenit – Viljareal.