Sulmi në Siri, Moska: Nuk kemi aktivizuar sistemin tonë mbrojtës

Pas sulmeve të përqendruara të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri ka reaguar edhe Moska.

Rusia nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri. Kështu bëri të ditur ministri rus i Mbrojtjes, duke shpjeguar se sulmet e tre shteteve janë kundërshtuar vetëm nga sistemet antiraketore siriane, “S-125, S-200, Buk e Kvadrat”.

Këto janë sistemetë prodhuara 30 vjet më parë nga Bashkimi Sovjetik, të cilët megjithatë “kanë rrëzuar një numër raketash”.

Ndërkohë ministri francez i mbrojtjes Florence Parly tha se “Rusia ishte lajmëruar më herët për sulmet ushtarake të përbashkëta nga SHBA, Britania dhe Franca kundër Sirisë”. Ai shtoi se operacioni në Siri “është i ligjshëm, i kufizuar dhe propocional”.

Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut.