Senatorët amerikanë propozojnë ligj me të cilin do ta pengojnë Rusinë që të përzihet në zgjedhjet e SHBA-së


Senatorët e republikanëve dhe demokratëve sot do të paraqesin ligj me të cilin duhet të pengohet Rusia që të përzihet në zgjedhjet në SHBA. Me ligjin janë paraparë sanksione të ashpra të drejtuara në sektorin bankar, energjetik, të mbrojtjes dhe të borxhit shtetëror.

Ligji i njohur si “Akti për kthim” është përpjekja më e re e deputetëve amerikanë që ta rrisin presionin ndaj Moskës për shkak të “sjelljes së keqe, nga agresioni ndaj Ukrainës dhe pjesëmarrjes në luftën qytetare siriane deri në tentimin që të ndikojnë në zgjedhjet në SHBA”.

Ligjin do ta prezantojnë senatorët Kris Van Holen, demokrat dhe Marko Rubio, republikan.

Ata edhe vitin e kaluar ofruan masë të ngjashme, e cila gjithashtu kishte mbështetje nga të dyja partitë, por asnjëherë nuk ishin thirrur për votim në Senat, ku liderët republikanë kanë lidhje të afërta me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp.

Me këtë ligj, nga drejtori i Shërbimit Kombëtar të Zbulimit të SHBA-së (DNI)kërkohet që të konfirmohet në afat prej 30 ditëve, në rast të zgjedhjeve federale, a do të ndikojnë Rusia ose secila qeveri e huaj ose përfaqësues të qeverive do të ndikojnë në zgjedhjet.

Nëse DNI zbulon se ka ndodhur përzierje e tillë, ligji kërkon, mes tjerash edhe vendosjen e  sanksioneve obligative në afat prej 10 ditëve për bankat ruse dhe kompanitë energjetike.

Ligji, gjithashtu, kërkon ndalesë për të gjithë transaksionet nën juridiksionin e SHBA-së në borxhin sovran rus, obligacionet e qeverisë ruse dhe borxhi i cilitdo subjekt pronë ose nën kontroll të qeverisë ruse.

Sanksionet do të përfshijnë bllokimin – ngrirjen pa u marrë pronësia në SHBA të atyre të cilët janë prekur nga sanksionet, në mesin e të cilëve edhe personalitete të larta politike ruse dhe biznes liderë.