Rusi 2018: Fitorja, opsion i vetëm i Brazilit kundër Serbisë

Brazilianëve u duhet sot edhe një barazim për kualifikimin ndaj Serbisë, por për shkak të synimeve të mëdha është në presion për fitore dhe për të qenë sa më bindës në lojë.

Brazili mund të quhet një prej zhgënjimeve të këtij botërori, të paktën deri tani, në një kohë që në fazën e grupeve kjo skuadër gjithnjë ka shkëlqyer. Kjo është edhe arsyeja, se nga presioni për të qenë sa më bindës në lojë dhe rezultat, Brazili e gjen veten nën presion para takimit direkt me Serbinë. Brazilit i duhet të mos e humbë ndeshjen e mbetur, për të mos rrezikuar eliminimin, ndërsa edhe barazimi e ndihmon atë të avancojë më tej. Brazili, të vetmet humbje me ekipin ballkanas i ka në kohën e Ish-Jugosllavisë, në botërorët e largët: 1930 dhe 1934. Serbisë i duhet të zhvillojë një ndeshje të madhe për të shpresuar tek mrekullia, pasi fitorja e saj e ndeshjes së parë kundër Kosta Rikës u zbeh me humbjen që pësoi përballë Zvicrës. Megjithatë barazimi mund të kualifikojë Serbinë, nëse Kosta Rika fiton me më shumë se një gol në takimin e mbetur ndaj Zvicrës.

Mbrojtësi brazilian Fagner beson se presioni është rezultat u ecurisë së tyre spektakolare, pasi brazilianët kishin humbur vetëm një ndeshja nga 21 të tilla, duke shënuar 47 gola dhe duke pësuar vetëm pesë gola. “Besoj se pas ndeshjeve kualifikuese dhe miqësoreve kishte pritshmëri të mëdha për të fituar ndeshjet e grupit në botëror,” – theksoi Fagner.  Brazili parashikohet të mos bëjë ndryshime nga ekipi që fitoi ndeshjen e fundit kundër Kosta Rikës. Pesë herë kampionët e botës janë kritikuar në shtëpi, pasi e kanë bazuar sërish lojën te Neymar, ndërsa ylli i PSG ende nuk ka shkëlqyer. Përballja me Serbinë do të jetë provë e madhe për të rikthyer Brazilin si favorit, në rast se përjashtohet më dramatikja: eliminimi i parakohshëm.

 Nesër

Grupi E

20:00 Serbi – Brazil

20:00 Zvicër – Kosta Rica

Grupi F

16:00 Meksikë – Suedi

16:00 Koreja e J. – Gjermani