Parlamenti grek i miratoi një sërë masash të reja për kursim edhe krahas protestave masovike


Parlamenti grek sot e miratoi paketën e propozim masave për kursim të cilat ishin kusht që vendi të vazhdojë të marrë mbështetje prej kreditorëve evropianë dhe ndërkombëtarë. Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan para Parlamentit gjatë votimit, me ç’rast policia përdori shok bomba dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit të cilët kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi.

Gjithsej njëqind masa janë pjesë e paketës të cilën e miratoi Parlamenti grek. Një prej përcaktimeve më kontestuese prej propozim masave është ajo që organizatat sindikaliste në të ardhmen do të mund të grumbullojnë numër më të madh të nënshkrimeve prej anëtarëve të tyre që të mund të organizojnë grevë. Masat do ta lehtësojnë edhe shitjen e pronës e cila është lënë si garanci në bankat greke.

Në shenjë revolte, komunikacioni ajror në Greqi është ndërprerë në tri orë sot, ndërsa në grevë hynë edhe të punësuarit në shëndetësi dhe në transportin publik.