Në Shkup hapet këndi më i madh i lojërave nën qiell të hapur

Këndi më i madh i lojërave nën qiell të hapur Mondano Playground Center, do të hapet sot pasdite në kuadër të Mondano Kompleksit sportiv pas gjimnazit “Josip Broz Tito” në Shkup.

Më të rinjtë në këndin e lojërave do të mund të shoqërohen dhe t’i zhvillojnë aftësitë motorike në Parkun e madh të trambolinës, Ninja Warrior parkun argëtues dhe në Zorb topat për ecje në ujë.

Në hapjen e këndit të lojërave, siç është paralajmëruar, secili që do të vijë do të ketë mundësi të ndihmojë në mbjelljen e mbi 80 fidanëve të rinj dhe në to të vendos mesazh personal si motivim dhe inspirim për çdo vizitor tjetër.