Në Ohajo digjet me benzinë zëvendës-shefi dhe ndërtesa e policisë


Autoritetet në qytetin amerikan Ravena në shtetin federal Ohajo kumtuan se një njeri  e ka djegur me benzinë  zëvendës-sherifin, kur ka bërë përpjekje për ta arrestuar.

Zyra e sherifit  në qarkun Portixh “publikoi se  mbrëmë zëvendësi ka marrë djegie serioze në Rutstaun Taunship, rreth 90 kilometra  në jug të Klivlend.

“Akron Bikon xhurnal” raportoi se për djegien dhe përpjekjen për vrasje është akuzuar  45 vjeçari Xhej Brenon dhe se ai do të paraqitet para gjykatës sot  pasdite sipas kohës lokale. Avokati i tij  refuzoi ta komentojë rastin.

Zëvendësi i lënduar gjendet  për shërim  në spitalin Akron.