Messi shënon një rekord, kalon fenomenin Ronaldo – por mbetet larg Peles


Në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmë, Argjentina shënoi fitore 4 me 0 ndaj Haitit.

Në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i tyre, Lionel Messi, i cili shënoi një ‘hat-trick’, shkruan Sovrani.info

Me këto tri gola të shënuara, ylli argjentinas u bë lojtari i dytë me më së shumti gola të shënuara prej futbollistëve nga Amerika e Jugut.

Messi tani ka 64 gola dhe la prapa edhe fenomenin Ronaldo, kurse i pari ende mbetet legjenda braziliane, Pele, me 77 gola të shënuara.