Masakër në Egjipt, qindra viktima në xhami


Militantë të armatosur sulmuan me bomba dhe armë zjarri një xhami në provincën egjiptiane të Sianit verior duke vrarë të paktën 235 njerëz dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.

Dëshmitarë okularë thanë se në objektiv të sulmit makabër ishte xhamia al-Rawda në qytetin Bir al-Abed, ndërsa besimtarët kryenin lutjet e së premtes.

Ky është sulmi terrorist më vdekjeprurës prej vitesh në Egjipt. Autoritetet egjiptiane thanë se agresorët e armatosur mbërritën dhe në fillim shpërthyen aty në bombë për të hapur më pas zjarr mbi besimtarët që ia mbathin të tmerruar nga ndërtesa.

Mësohet se grupit terrorist gjithashtu kishte bllokuar rrugët rreth xhamisë duke i vënë flakën makinave të parkuara në mënyrë që askush të mos afrohej dot aty.

Madje edhe ambulancat e para që mbërritën ën vendngjarje u goditën me breshëri plumbash nga agresorët. Nuk është e qartë se cili grup terrorist kreu masakrën, pasi në gadishullin Sinai të Egjiptit operojnë disa të tilla, përfshirë një degë të shtetit islamik. Xhami e sulmuar i përket degës sufi të islamit, ndjekësit e së cilës nga Shteti Islamik konsiderohen si heretikë.