Lavrov do t’i vizitojë Slloveninë dhe Serbinë më 21 dhe 22 shkurt


Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov do t’i vizitojë Slloveninë dhe Serbinë më 21 dhe 22 shkurt, ku do të realizojë një serë takimesh bilaterale kumtoi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.

“Më 21 shkurt ministri i Punëve të Jashtme i Federatës ruse do të realizojë vizitë pune në Slloveni, është planifikuar takim mes tij dhe presidentit të shtetit, si dhe bisedime me ministrin e Punëve të Jashtme”, thekson Zaharova.

Sipas saj, gjatë bisedave do të shqyrtohen perspektivat për zhvillimin e marrëdhënie mes dy shteteve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sferën politike dhe tregtaro – ekonomike.

“Pritet të këmbehen mendime lidhur me situatën në Ballkan dhe një numër të madh të çështjeve evropiane”, theksoi ajo.

Zaharova informon edhe se Lavorv më 21 dhe 22 shkurt do ta vizitojë Beogradin me rastin e shënimit të 180-të vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Rusisë dhe Serbisë.

“Janë paraparë takime me presidentin e shtetit dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë”, shtoi Zaharova