Lëndohen dy minatorë në minierën e Toranicës


V.M. (41) nga fshati Duraçka Reka dhe N.S. (40) nga Kriva Pallanka, minatorë në minierën Toranicë afër Kriva Pallankës janë lënduar dje nga rrëshqitja e dheut gjatë minimit të një miniere. Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 14:40 në Shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallankë që të dy janë sjellë për dhënie të ndihmës mjekësore. […]

Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës


Ish kryeministri Nikolla Gruevski mori një akt udhëzimi që të paraqitet në burgun e Shutkës. Sipas aktit, Gruevski duhet më së voni deri më 8 nëntor të paraqitet në burg, ku do të duhet ta vuaj dënimin për blerjen e Mercedesit luksoz. Akti udhëzues i është dhënë sot në mëngjes në Gjykatën Penale, sepse jozyrtarisht, […]

Dënohet me burg ish kryetari i Demir Kapisë


Gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish-kryetarit të Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Dimitriev dhe tre persona tjerë janë nën hetime pasi Policia Financiare ngriti padi penale nën dyshimet se me veprime joligjore kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Demir Kapisë dhe buxhetin e shtetit […]

Moti sot në Maqedoni


Moti në mbarë vendin do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa në pjesët perëndimore erë përkohësisht e përforcuar jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus tre deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës nga 15 deri në 23 gradë Celsius. Në […]

Kostadinov: Mickoski është pjesë e krimeve të Gruevskit


Pengu anti-perëndimor Hristijan Mickoski para publikut duhet të përgjigjet se si kompanitë ku ai ka pjesëmarrje, nga Qeveria e Nikolla Gruevskit kanë marrë pëlqim për ndërtimin e hidrocentraleve dhe marrje me qira të tokave për hidrocentrale të vogla? A i ka ndihmuar pengut anti-perëndimor Mickoskit ajo që ka qenë këshilltarë për energjetikë i bartësit të […]

Beçev: Rusia nuk do të heqë dorë nga Maqedonia


Rusia do të angazhohet që të vazhdojë edhe më tej të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por nuk ka fuqi që ta parandalojë anëtarësimin e saj në NATO, nëse zbatohet marrëveshja me Greqinë për ndryshim të emrit, deklaroi analisti bullgar dr. Dimitar Beçev, bashkëpunëtor në Këshillin Atlantik dhe hulumtues në Qendrën për Studime […]

Zaev bisedë telefonike me Stoltenberg: Deputetët tejkaluan dallimet partiake


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka realizuar bisedë telefonike me sekretariatin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Nga Qeveria njoftojnë se Stoltenberg ka uruar Zaevin për procedurat e mëtejshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Stoltenberg ka përshëndetur guximin, vendimin e madh të deputetëve dhe i ka thënë kryeministrit se në […]

Sigurimi i Veljanovskit e ka dërguar turmën drejt deputetëve të gjakosur


I akuzuari Goran Gjoshevski, ish sigurim i Trajko Veljanovskit, në video inçizimin e kamerave të sigurisë duket sikur sjellë një pako të madhe me ujë për sulmuesit e Parlamentit, raporton SHENJA. Në tavolinën ku e ka lanë ujin Gjoshevski, vijnë Igor Jug dhe disa prej të akuzuarve të tjerë që shërbehen. Edhe e akuzuara Elena […]

Kurc: E përshëndes vendimin historik të Maqedonisë


Kancelari austriak Kurc gjatë hapjes së konferencës ” Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” në Budva përgëzoi Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës./alsat/ E përgëzoj vendimin historik të Maqedonisë për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin vendim Maqedonia ka dërguar sinjale […]

Protestuesit kërcënojnë deputetët


Mbrëmë, para Kuvendit të Maqedonisë kanë protestuar dhjetëra qytetarë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe votimin ‘Për’ zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, përcjell Infomagazin. “Le të mos na gënjejnë politikanët. Asgjë nuk mund të sjellin programet e tyre. Ne do t’i heqim nga karriget e tyre, jo fizikisht. Le të japin dorëheqje. Kush duhet të pajtohet këtu? […]

Robin O’Neill: Marrëveshja e Prespës është zgjidhja më e pranuar


Marrëveshja me Greqinë sjell zgjidhje të ndershme dhe logjike për çështjen e emrit, e cila është shtyrë për shumë vite”, thotë Robin O’Neill. Ish-ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit, në një intervistë për Faktor thotë se Kuvendi i Maqedonisë ka bërë punë të mirë që votoi nismën për ndryshime kushtetuese. “Çështja më […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni, parashikohet të jetë me diell në të gjithë vendin. Teperaturat e mëngjesit do të sillen nga 7gradë celsius deri në 13, ndërsa ato të ditës nga 14deri në 20 gradë celsius./Gazeta e Pavarur

Të dielën fillon përllogaritja dimërore e kohës


Maqedonia të dielën në ora 3 pas mesnate do të kalojë nga përllogaritja verore e kohës në atë dimërore, bëjnë të ditur nga Biroja për metrologji. Në ora 3 pas mesnate, akrepat e orës duhet të kthehen një orë pas, pra në ora 2. Edhe pse KE më 31 gusht të këtij viti ka bërë […]

Besa e Kasamit i dërgoi kërkesë Qeverisë për ndryshimet kushtetuese


Lëvizja Besa i  ka dorëzuar sot Qeverisë kërkesë lidhur me amendamentet kushtetuese të propozuara nga kjo parti  që kanë të bëjnë me shqiptarët.  Ja kërkesa e plotë: Duke u nisur nga fakti se jemi në një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit, duke i respektuar dhe promovuar të gjitha vlerat […]

Vjen një lajm i mirë për Grupin e Kumanovës


Pas një kohe të gjatë, si duket po vjen një lajm i mirë për pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Më 29 nëntor është caktuar seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Apelit për pjesëtarët e këtij grupi. Rasti hapet në shkallë të dytë pas ankesës që bënë avokatët mbrojtës, të pakënaqur nga gjykimet drakonike të […]

Taravari: Nëse amendamentet tona nuk kalojnë, është e mundur që ta bllokojmë procesin


Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nëse shumica nuk i pranon kërkesat e Aleancës për Shqiptarët, gjuha shqipe të vendoset si zyrtare bashkërisht me gjuhën maqedonase dhe shqiptarët të jenë popull shtetformues, partia, sipas Taravarit, nuk e heq mundësinë që të mos përkrah marrëveshjen e Prespës në Kuvend. Taravari shton […]

Thyejini telefonat dhe rrisni fëmijët tuaj!


Riviera Lashi Thyejini celularët tuaj. Më dëgjoni mua. Mos t’iu vijë aspak keq për lekët e shpenzuara. Do të ketë më shumë vlerë. Thyejini sepse vetëm kështu do të kuptoni se sa vend kanë zënë ato tek ju. E di që do ju duket një budallallëk me brirë, por jo, është një vepër me mend. […]

Mijallkov-Janakievskit për zgjedhjet e vitit 2013: Shqiptarët i kam shtrënguar fort


Bisedat e përgjuara telefonike gjatë muajit mars të vitit 2013, shfaqin në tërësi planin e detajuar të VMRO DPMNE së për të fituar zgjedhjet lokale e sidomos në Qendër ku siç thotë Mile Janakievski, ka patur luftë të vërtetë. Në një bisedë të përgjuar telefonike që e publikoi PSP-ja në gjykimin për rastin Titanik, dëgjohen […]

Ky është drejtori i ri nga radhët e Lëvizjes Besa


Profesori Driton Sulejmani është emëruar drejtor në Muzeun Natyror-Shkencor të Republikës së Maqedonisë- Shkup. Ai vjen nga Kumanova dhe është profesor i ekonomisë në shkollën “Cvetan Dimov”. Sulejmani shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Kumanovë, kurse studimet universitare në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka fituar titullin Menaxher i Marketingut. […]