Ky është drejtori i ri nga radhët e Lëvizjes Besa


Profesori Driton Sulejmani është emëruar drejtor në Muzeun Natyror-Shkencor të Republikës së Maqedonisë- Shkup. Ai vjen nga Kumanova dhe është profesor i ekonomisë në shkollën “Cvetan Dimov”.

Sulejmani shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Kumanovë, kurse studimet universitare në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka fituar titullin Menaxher i Marketingut. Si profesor i lëndëve ekonomike në shkollën e mesme Cvetan Dimov punoi nëntë vite, ku është shquar si professor i dalluar. Në Kumanovë njihet edhe si njeri me përvojë në aktivitete të sferës së kulturës.
Sulejmani është edhe anëtar i Kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa.