Protestuesit kërcënojnë deputetët


Mbrëmë, para Kuvendit të Maqedonisë kanë protestuar dhjetëra qytetarë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe votimin ‘Për’ zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, përcjell Infomagazin.

“Le të mos na gënjejnë politikanët. Asgjë nuk mund të sjellin programet e tyre. Ne do t’i heqim nga karriget e tyre, jo fizikisht. Le të japin dorëheqje. Kush duhet të pajtohet këtu? Populli duhet t’u fal dhe atëherë do të ketë pajtime”, tha në fjalimin e saj, Ana Bobinkova nga shoqata maqedonase “Rilindja”.

Përndryshe, protestat janë si revoltë e disa qytetarëve, pas votimit të 80-deputetëve që votuan ‘për’ ndryshimet kushtetuese./Gazeta e Pavarur