Plaçkitet “Dërgesa e shpejtë” në Aerodrom


Plaçkitësit kanë marrë 680.000 denarë nga hapësirat e firmës “Dërgesë e shpejtë” në lagjen Aerodrom. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, parashtroi padi penale kundër A.R (33) nga Shkupi për shkak ekzistimit të bazave për dyshim se ka kryer vepër penale “plaçkitje” dhe kundër L.A (18) nga Shkupi […]

Ivanov nën hetim të PSP-së


Prokuroria Publike Themelore do të hetojë Presidentin Gjorge Ivanov për shkelje të Kushtetutës. Prokuroria Themelore Publike njofton se në bazë të dy padive anonime në lidhje me mos-dekretimin e Ligjit për gjuhët dhe Marrëveshjen e Prespës, vepron në procedure parahetimore, në drejtim të hetimit të të dhënave të shkruara në padi. Më 17 janar të […]

Gruevski thotë se i duhet Kuvendit, andaj nuk shkon në burg


Ish-kryeministri Nikolla Gruevski kërkoi shtyrjen e dënimit me burgim për furnizimin e “mercedesit” luksoz. Për lutjen e ekipit të avokatëve të Gruevskit të mos shkojë në burg, gjyqtarja për zbatimin e sanksioneve ka afat prej tri ditësh të vendos nëse do të mbështes pretendimet në lutjen dhe ta shtyjë shkuarjen e Gruevskit në burg, përcjell […]

Osmani: Marrëveshja e Ohrit të saktësohet në Preambullën e Kushtetutës


Marrëveshja e Ohrit është zgjidhje për Maqedoninë multietnike dhe duhet të saktësohet në Preambulë, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në pjesëmarrjen e djeshme në televizionin Telma. “Në Marrëveshjen e Prespës është paraparë saktësimi i KAÇKM-së me definimin e Manifestit si dokument kryesor. Ne vlerësojmë se gjatë definimit të dokumenteve konstituive të shtetit është […]

Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut në pjesën perëndimore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 17 deri 24 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme […]

Zaev i dëgjoi kërkesat për draft-amendamentet kushtetuese nga grupi i ri i deputetëve


Kryeministri Zoran Zaev dhe ekipi qeveritar do t’i shqyrtojnë draft-amendamentet e Kushtetutës së propozuar nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-sp dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”. Zaev pasdite pas takimit në Parlament me tetëmbëdhjetë deputetët e këtij grupi, në të cilin ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov […]

Prej nesër do të mund të vendoset për imunitetin e deputetit të Nikolla Gruevskit


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e dorëzoi njoftimin e Gjykatës për aktvendimin e deputetit Nikolla Gruevski deri te Komisioni për çështjet e imunitetit të mandatit. Për këtë, kryetari i komisionit,  Pavlle Bogoevski tani ka afat prej 15 ditëve për të caktuar seancë. Afati fillon prej nesër, transmeton Portalb.mk. Në njoftimin që e ka dërguar gjykatësja […]

Tjetër ndryshim në çmimet e derivateve të naftës


Komisioni rregullator për energjetikë sot njoftoi se nga mesnata do të lirohen çmimet e derivateve. EUROSUPER BS-98, lirohet për 3,5 den dhe do të kushtojë 73,00 den për litër EUROSUPER BS-95 do të lirohet për 3,00 den dhe do të kushtojë 71,50 den për litër EURODIZELI dhe vaji ekstra i lehtë lirohen me nga 1,50 […]

Fillon shqyrtimi i rebalancit të Buxhetit


Filloi shqyrtimi i rebalancit të Buxhetit të vitit 2018 në Komisionin për Financim dhe Buxhet, dhe do të vazhdojë maksimalisht deri në dhjetë ditë. Siç informoi ministri i financave, nga rebalanci i buxhetit më së shumti do të ndahen para për mbulimin e borxheve të trashëguara të komunave, apo afro 50 milion euro. Për Fondin […]

LSDM publikon dokumente të reja, Mickoski i përfshirë në përfitime të paligjshme të tokës


Nga partia në pushtet LSDM sot publikuan dokument në të cilën dëshmohet se siç thonë ata, përderisa ishte këshilltarë i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka fituar nga Qeveria tokë shtetërore për ndërtimin e hidrocentralit, transmeton Zhurnal. Vendimi është shpallur në gazetën zyrtare thonë nga LSDM, ndërsa e ka nënshkruar […]

24 aksidente komunikacioni në Shkup, një person ka vdekur dhe dy tjerë janë lënduar


Një udhëtar në autobus e humbi jetën, një këmbësor dhe një vozitës janë lënduar rëndë, ndërsa 15 më lehtë në gjithsejt 24 fatkeqësi rrugore që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tetë prej fatkeqësive është regjistruar vetëm dëm material. Sipas raportit policor të SPB Shkup, 117 vozitës kanë lëvizur […]

Moti sot në Maqedoni


Sot po mban mot i ndryshueshëm dhe me vranësira. Në pjesët perëndimore parashikohet të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut. Temperatura maksimale mund të arrijë prej 9 deri 24 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë prej 14 deri 23 gradë. Nën ndikimin e rrymimit jugor të ajrit […]

Kuvend, VMRO-ja sot dorëzon ligjin për amnisti


Propozim ligjin për amnisti që e kërkon VMRO-DPMNE, për të gjithë të akuzuarit për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, sot do të dorëzohet në Kuvend, njofton Nova.tv. VMRO-DPMNE do të kërkoj që ligji të miratohet me procedurë të shkurtë. Sipas LSDM-së poropozimi i VMRO-DPMNE-së domethënë përzierje në punën e gjykatës. […]

Tetë deputetët e opozitës e njoftuan Xhaferin se do të veprojnë si të pavarur


Тetë deputetët e opozitës, të cilët votuan për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, pasdite deri te Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi kanë dorëzuar njoftimet se në të ardhmen do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputetë të pavarur dhe se janë duke formuar grup të ri deputetësh. Kryetari i Kuvendit, Xhaferi për MIA-n […]

VMRO-ja të hënën dorëzon ligjin për amnisti


VMRO-DPMNE-ja të hënën do të dorëzojë propozim-ligjin për amnisti në Kuvend. Opozita do të kërkojë që me procedurë të shpejtë, të akuzuarit për 27 prillin e përgjakshëm të amnistohen nga vepra “cenim terrorist i rendit kushtetues”. “Të hënën do të propozojmë ligj për të dënuarit dhe të akuzuarit për 27 prillin. Ligji do të jetë […]

LSDM: Mickoski nuk mund të shpëtojë nga krimet e Gruevskit


Pengu anti-perëndimor i Nikolla Gruevksit, Hristian Mickoski, dje përsëri iku nga publiku. Nga lidhja me krimet e Nikolla Gruevskit nuk mund të ikë, ka reaguar LSDM. “Në vend se të fshihet prapa reagimeve konfuze dhe të paqarta, Hristian Mickoski anti-perëndimor dhe antipopullor duhet të dal para qytetarëve dhe të përgjigjet: – Cila është lidhja e […]

Maqedoni, 70 gra janë vrarë në tetë vitet e fundit


“Në periudhën nga viti 2008 deri në viti 2016 në Maqedoni kanë ndodhur gjithsej 70 vrasje të grave. duke pasur parasysh këtë që institucionet nuk njohin të dhëna për femicidin, sepse nuk është definuar si vepër të veçantë penale dhe nuk është inkorporuar në Kodin penal, janë identifikuar 54 viktima, ndërsa në 51 raste ka […]

Gruevski ka kërkuar nga Gjykata Supreme shtyrje të datës për mbajtjen e dënimit me burg


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjegjësisht avokatët e tij, në takim në Gjykatën Supreme kanë dorëzuar kërkesë për rishqyrtimin e procedurës për rastin “Tank” dhe njëkohësisht kanë dorëzuar kërkesë për shtyrjen e mbajtjes së dënimit me burg, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk. Gruevski sot e mori edhe aktin e referimit sipas të cili ai me 8 nëntor duhet vetë të […]

Një pjesë e amendamenteve kushtetuese sot dorëzohen në Kuvend


Një pjesë e projekt amendamenteve kushtetuese sot do të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa procedura do të fillojë të realizohet nga e hëna e tutje, paralajmëroi deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. Ai sqaroi se nevojitet nga tre ditë për një amendament në komision kuvendor dhe më vonë edhe […]