Fillon shqyrtimi i rebalancit të Buxhetit


Filloi shqyrtimi i rebalancit të Buxhetit të vitit 2018 në Komisionin për Financim dhe Buxhet, dhe do të vazhdojë maksimalisht deri në dhjetë ditë. Siç informoi ministri i financave, nga rebalanci i buxhetit më së shumti do të ndahen para për mbulimin e borxheve të trashëguara të komunave, apo afro 50 milion euro. Për Fondin Pensional, Invalidor dhe Agjencinë e Punësimit do ndahen afro 30 milion euro shtesë. Para do të ndahen edhe për funksionimin e Agjencisë ATO, që do të jetë organi i vetëm me autorizim për përgjim ligjor. Procedura kur të mbarojë në Komisionin për Financim dhe Buxhet, do duhet të kalojë në Komisionin Juridik Ligjvënës, dhe edhe aty do të ketë dhjetë ditë për debat dhe amendamente. Pastaj procedura do të kalojë në seancë plenare, por nuk dihet së si do vije në rend ditë, shkaku i debatit për ndryshimet Kushtetuese, edhe pse Qeveria siguroi se afatet do të respektohen. Debati në komisione duhet të mbarojë diku më 15 nëntor, që përputhet edhe me datat për nisjen e debatit për buxhetin e ri të vitit 2019,dhe ka gjasa të ketë vështirësi nëse opozita paraqet 180 amendamentet siç i kishte paralajmëruar./Gazeta e Pavarur