Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës


Ish kryeministri Nikolla Gruevski mori një akt udhëzimi që të paraqitet në burgun e Shutkës. Sipas aktit, Gruevski duhet më së voni deri më 8 nëntor të paraqitet në burg, ku do të duhet ta vuaj dënimin për blerjen e Mercedesit luksoz.

Akti udhëzues i është dhënë sot në mëngjes në Gjykatën Penale, sepse jozyrtarisht, nuk e kanë gjetur në adresën e tij. Ai është gjykuar me 2 vite burg për rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike./Gazeta e Pavarur