Ligji i gjuhëve, ngjarje e madhe për Maqedoninë europiane


Pas miratimit të Ligjit për gjuhët nga Parlamenti i Maqedonisë ka pasur reagime të shumta. Përderisa në kampusin politik shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe gjetiu po karakterizohej si një ngjarje e madhe për shqiptarët, një grupacion nacionalist maqedonas ka kundërshtuar miratimin e ligjit të gjuhëve, me theks të veçantë avancimin e gjuhës shqipe, shkruan …

Ligji i gjuhëve, ngjarje e madhe për Maqedoninë europiane Read More »

MPB-ja ofron siguri për deputetët e LSDM-së, për shkak të kërcënimeve ndaj tyre


Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka ofruar siguri për deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, pas votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ky hap është ndërmarrë pas kërcënimeve në drejtim të tyre, përmes rrjeteve sociale, por edhe kërcënimeve ndaj familjeve të tyre. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Makfax, duke i thirrur …

MPB-ja ofron siguri për deputetët e LSDM-së, për shkak të kërcënimeve ndaj tyre Read More »

Ja kush e ka votuar dhe kush jo, ligjin për gjuhët


Me 64 vota pro, asnjë të përmbajtur e asnjë kundër parlamenti sot ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve ku përfshihet dhe përdorimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, transmeton Zhurnal.mk Në vazhdim ju sjellim listën e 120 deputetëve se si kanë votuar:

Mbrëmë ia kanë djegur veturën një deputetes së LSDM-së


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje i është djegur vetura deputetes së LSDM-së nga Vinica, Sllavica Shumanska – Miteva, njofton Portalb.mk. Sipas policicsë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:30 në rrugën “Sllavço Stojmenski” të Vinicës. “Kryerës të panjohur, pasi që paraprakisht ia kanë thyer xhamin e veturës “Seat Leon” me targa të …

Mbrëmë ia kanë djegur veturën një deputetes së LSDM-së Read More »

Ordanovski: Mendoj se snajperi për Zaevin është porositur


Analisti politik Sasho Ordanovski në kolumnën e tij të fundit “Vetëvrasje politike” ka tërhequr një paralele mes vrasjes së ish kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq dhe kryeministrit aktual të Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan Fakte. Ai shkruan se edhe Xhinxhiq sikur Zaevi tani, kishte rrëzuar njl regjim kriminel, mori pushtetin me ambicie të mëdha dhe të pritura …

Ordanovski: Mendoj se snajperi për Zaevin është porositur Read More »

Blerim Bexheti: Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, ëndërr e realizuar e Ali Ahmetit


Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, njëkohsishtë udhëheqësi i Sekretariatit për çështje Juridike në kryesinë e BDI-së, uron të gjithë shqiptarët për miratimin e ligjit të gjuhës shqipe në Kuvend. Me miratimin e ligjit të gjuhës shqipe, përmbyllet një kapitull një dekadësh i Marveshjes së Ohrit. Gjuha shqipe, ka qenë përcaktim i liderit të …

Blerim Bexheti: Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, ëndërr e realizuar e Ali Ahmetit Read More »

(FOTO) Talat Xhaferi publikon dokumentet e nënshkruar për “shqipen”


Në rrjetet sociale kryeparlamentari Talat Xhaferi para pak çastesh ka shpërndarë fotografi me dokumentin që përmban nënshkrimin e tij me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligj që gjatë tërë seancës plenare shkaktoi reagime mjaft të ashpëra nga opozita maqedonase në krye me VMRO – DPMNE-në, më saktësisht më tepër prej ish-liderit të tyre dhe ish-kryeministrit …

(FOTO) Talat Xhaferi publikon dokumentet e nënshkruar për “shqipen” Read More »

LSDM: U dëshmua se Gruevski dëshiron të bllokojë reformat


Zhvillimet në Kuvend kanë konfirmuar se pikërisht Nikolla Gruevski qëndron pas bllokimit të punës së parlamentit dhe pas përpjekjeve për të bllokuar procesin e reformave dhe integrimin Euro-atlantik të Maqedonisë kanë reaguar nga LSDM-ja. “Ky është konfirmim se Hristijan Mickoski është vetëm marionetë e të dyshuarit Gruevski dhe se nuk ka kapacitet për të reformuar …

LSDM: U dëshmua se Gruevski dëshiron të bllokojë reformat Read More »

Teuta Arifi: Urime zyrtarizimi i ligjit për gjuhën shqipe


Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka uruar gjithë shqiptarët në Maqedoni me zyrtarizimin e gjuhës shqipe që sot u votua në Parlament, njofton TetovaSot. “Urime zyrtarizimi i ligjit për gjuhën shqipe. Një kapitull mjaftë i rëndësishëm në përpjekjen tonë për rrumbullaksimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Një hap shumë krucial për sa i takon …

Teuta Arifi: Urime zyrtarizimi i ligjit për gjuhën shqipe Read More »

Ministri Saliji: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe shënon moment historik në Maqedoni


Ministri i Drejtësisë, Bilan Saliji ka uruar gjithë shqiptarët e Maqedonisë pas miratimit të Ligjit për gjuhën shqipe që sot u votua me 64 vota, edhe pas tentimit të bllokimit të seancës nga ish lideri dhe ish kryeministri Nikolla Gruevskit dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, njofton TetovaSot.. Saliji thekson se Maqedonia me miratimin e Ligjit për …

Ministri Saliji: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe shënon moment historik në Maqedoni Read More »

Anulohet takimi mes Xhaferit dhe deputetëve të VMRO-së


Deputeti, Ilija Dimovski tha se nuk do të ketë takim me Talat Xhaferin. Kryeparlamentari do të pranojë letër nga grupi parlamentar i deputetëve të VMRO-DPMNE me kërkesat e tyre, që janë diskutimi i amandamenteve thirrja e Komisionit për Çështje imunitare dhe mandatore. Të pyetur se si do të veprojnë nëse krye-parlamentari e vendos në votim …

Anulohet takimi mes Xhaferit dhe deputetëve të VMRO-së Read More »

Kontesti rreth emrit, Bejli: zgjidhja ndihmon dy vendet dhe rajonin


Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ka ripërsëritur se ShBA-të inkurajojnë të dy vendet të gjejnë një zgjidhje për emrin, që do të jetë në interes të të dy shteteve, duke potencuar se zgjidhja e kësaj çështje është në interes të të gjithë rajonit. “ShBA me vëmendje i ndjek zhvillimet si në Greqi ashtu dhe në Maqedoni, …

Kontesti rreth emrit, Bejli: zgjidhja ndihmon dy vendet dhe rajonin Read More »

Kontesti për emrin, Boshnjakovski: zgjidhje e dinjitetshme kompromisi


Ende nuk është vërtetuar data e saktë e kësaj vizite, por zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se kjo vizitë është një hap para në përafrimin e qëndrimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit mes dy vendeve. Boshnjakovski është i qartë. Shkupi angazhohet për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, një zgjidhje të dinjitetshme …

Kontesti për emrin, Boshnjakovski: zgjidhje e dinjitetshme kompromisi Read More »

Ligji për gjuhët në pritje, krye-parlamentari do të ketë takim koordinues me VMRO-në


Deputeti tjetër i VMRO-së opozitare, Dragan Danev në proceduralen. e tij kërkoi pauzë pasi që sipas tij me votimin e pikës 26 të rendit të ditës Talat Xhaferi nuk ka vepruar në përputhje me Rregulloren dhe kërkuan pauzë prej një ore. Megjuthatë kryeparlanentari tha se nuk ka asnjëlloj gabimi dhe se pauzë nuk do të …

Ligji për gjuhët në pritje, krye-parlamentari do të ketë takim koordinues me VMRO-në Read More »

Protesta para Kuvendit kundër ligjit të gjuhëve


Qindra protestues janë mbledhur sot para Kuvendit në shenjë proteste kundër votimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve që është paraparë të kaloj sot në Parlament. Protestuesit me flamuj dhe me pankarta në duar këndojnë himnin e maqedonas dhe brohorasin “tradhtarë”, “kombi nuk është në shitje” dhe “shitës të shtetit”. Vërehen forca të shumta të …

Protesta para Kuvendit kundër ligjit të gjuhëve Read More »

Amdi Bajram: Nuk pajtohem me protestat, Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të votohet


Deputeti Amdi Bajram ka folur rreth protestave që janë duke u mbajtur para Kuvendit të Maqedonisë për të kundërshtuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Bajram thotë se nuk pajtohet me protestat para Kuvendit, dhe se do të votojë për Ligjin kushtetues-jokushtetues për gjuhët, pasi që duhet të votohet. “Nuk pajtohem me ata që protestojnë. Nëse …

Amdi Bajram: Nuk pajtohem me protestat, Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të votohet Read More »