Zaev: Do të ketë rikonstruim të Qeverisë dhe rritje të shumicës parlamentare


Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se do të ketë rikonstruim të Qeverisë dhe se do të fillojnë bisedat për rritjen e shumicës parlamentare.   “Me siguri do të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare, përveç me VMRO-DPMNE-në”, theksoi Zaev pas Forumit të sotëm për qeverisje të së drejtës në EJL.   Rikonstruimi i Qeverisë […]

Timonie për ligjin e gjuhëve: dje ishte ditë zhgënjyese


“Dje ishte ditë zhgënjyese sepse pamë ngjarje për të cilat menduam se tashmë ua kemi kthyer shpinën, se nuk ka pasur aspak konsensus për procedurën për miratimin e ligjit dhe nuk ka pasur diskutim civilizues për temat në interes të qytetarëve”, kështu është shprehur sot ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, duke komentuar miratimin […]

LSDM: Ivanov nuk është mbi Kushtetutën


Në vend se ta dënojë dhunën që ndodhi në Kuvend, Gjorge Ivanov vazhdon me politikat e tij të ndarjeve, grindjes dhe konfliktit, thuhet kështu në reagimin e LSDM-së, lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend. Me paralajmërimet se nuk do ta nënshkruajë Dekretin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Gjorge Ivanov tenton ta vendos veten […]

Xhaferi nuk do e padis Gruevskin për sjelljen e tij


Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk komenton njoftimet e VMRO-DPMNE-së për padi penale kundër tij, pas miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kreu i Kuvendit, me gjasë, nuk planifikon padi ndaj Gruevskit për sjelljen e tij gjatë votimit të ligjit. Si e komentoni deklaratën se do ngrenë padi penale kundër jush? “Jo, nuk komentoj deklarata të […]

(VIDEO) Zaev: Ligji për gjuhët nuk dëmton askënd


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka dalë në opinion me qëndrimin e tij zyrtar rreth votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe zhvillimeve të mbërmshme në Kuvendin e Maqedonisë. Ai thotë se nga ky ligj civilizues nuk humb askush, dhe se nuk shkelet Kushtetuta, apo edhe Amandamenti 5. “Mbërmë u votua Ligji për përdorimin […]

Iliçi nga vrasës në huligan, u`a tregon gishtin e mesëm familjarëve të Almirit


Prokurorja në rastin e Almir Aliut, Kusigerska gjatë seancës së sotme gjyqësore ka kërkuar rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurive në komunikacion”. Në bazë të Nenit 300 Paragrafi 2, gjyqi është i obliguar që ta pranoj kërkesën e Prokurorisë. Me këtë vrasësi Boban Ilic edhe përfundimisht […]

Osmani: Nuk është shkelur procedura për Ligjin për gjuhët


Gjatë miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në asnjë pjesë nuk është shkelur procedura. Konform Kushtetutës, amendamente nuk mund të parashtrohen për ligjin njëherë të votuar, ai mund të ndryshohet vetëm me propozim-ligj për ndryshime. Konform Kushtetutës, presidenti i RM-së Gjorge Ivanov është i obliguar ta nënshkruajë, konsideron zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane […]

Taravari: Ligji për “shqipen” u miratua falë guximit dhe trimërisë së Ziadin Selës


Kryetari aktual i Komunës së Gostivari, Arben Taravari uroi votimin e ligjit në Kuvend, ligj ky që sipas tij, zyrtarizon gjuhën shqipe në Maqedoni. Për ish-ministrin e shëndetësisë Taravari, nuk ka dyshim se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është personi më i merituar për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Në rrjetet sociale Taravari i […]

“Katimerini”: Kotzias vjen në Shkup në kohë tensionesh


Vizita e ministrit grek për Punë të Jashtme Nikos Kotzias, me 22 dhe 23 mars, vjen në një periudhë të tensionuar pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvend, në lidhje me sjelljen e ligjit të gjuhëve, shkruan gazeta “Kathimerini”. Gazeta shkruan se ligji është votuar, por “sigurimi i Kuvendit kishte evituar një përplasje mes Nikolla Gruevskit […]

Spasov: Ivanov po e zhyt vendin në luftë


Profesori universitar, Gjorgji Spasov ka reaguar pas deklarimit të Presidentit Ivanov se nuk do të nënshkruaj ligjin për gjuhët, shkruan Fakte. Ai ka thënë se sipas kushtetutës, Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedh nëse do të nënshkruaj ose jo ligjin, kur i njejti është votuar për herë të tretë në Kuvend. “Me këtë veprim, Ivanov […]

Kadriu: Kushtëtuta obligon presidentin të nënshkruajë ligjin për përdorimin e gjuhëve


Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu, tha për mediat se presidenti Ivanov është i obliguar nga Kushtetuta që të nënshkruajë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Sipas Kadriut nëse presidenti vendos të veprojë si herën e kaluar, atëherë me siguri ka dispozita të Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjit për Parlament qe parashikojnë se si të veprohet në […]

Zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Berisha: Arritje e madhe


Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e ditës së djeshme të Kuvendit të Maqedonisë, i cili për herë të dytë miratoi ligjin për gjuhët, mes tyre edhe shqipen. Berisha e shikon si një arritje të madhe këtë vendim jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, por edhe për kombin shqiptar në tërësi. Përmes një […]

Ligji për gjuhët në fuqi edhe pa nënshkrimin e Ivanovit


Profesori universitar Mersim Maksuti duke uruar votimin e ligji për përdorimin e gjuhëve komentoi edhe paralajmërimin e Presidentit të Maqedonisë, Gorgje Ivanov se nuk do ta nënshkruan edhe kësaj rradhe këtë ligj. Sipas Maksutit, praktiktat dhe kushtetutat të shumë shteteve demokratike mundësojnë që ky ligj të hy në fuqi edhe pa nënshkrimin e Ivanovit. Ja […]

Georgievski: Betejën për Maqedoninë e kemi humbur


Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-Kryeministri Ljubço Georgievski shprehet se beteja është humbur, kur bëhet fjalë për çështjet e brendshme në Maqedoni, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Ky reagim vjen pas një thirrje të një protestuesi para Kuvendit të Maqedonisë, kur protestohej kundër votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që e avancon gjuhën shqipe. […]

Boban Iliq tashmë nuk akuzohet për vrasjen e Almirit, vetëm për “aksident në trafik”


Gjykata Themelore në Kumanovë ka vendosur që ta rikualifikojë lëndën e vogëlushit Almir Aliu. Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon akuza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar akuzën e mëparshme për “vrasje”, raporton Televizioni SHENJA. Avokatët mbrojtës, familjarët e aktivistët e kundërshtojnë këtë qasje të gjykatës […]

(Dokument) Ligji për përdorimin e gjuhëve, ja si dhe ku është zyrtare gjuha shqipe


Ligji për përdorimin e gjuhëve Neni 1 (1) Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në raportet e saja ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër që e flasin më së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe shkrimi I saj (shqip) në pajtim me […]

Grubi: Nga dobësi, marrëdhëniet ndëretnike u shëndruan në forcë


Kryetari i trupit amë punues, i cili e shqyrtoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve – Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, e përshëndeti miratimin e djeshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Grubi u shpreh i kënaqur që Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota […]