Boban Iliq tashmë nuk akuzohet për vrasjen e Almirit, vetëm për “aksident në trafik”


Gjykata Themelore në Kumanovë ka vendosur që ta rikualifikojë lëndën e vogëlushit Almir Aliu. Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon akuza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar akuzën e mëparshme për “vrasje”, raporton Televizioni SHENJA.

Avokatët mbrojtës, familjarët e aktivistët e kundërshtojnë këtë qasje të gjykatës duke vlerësuar se nuk zbardhet e vërteta për këtë tragjedi.