“Katimerini”: Kotzias vjen në Shkup në kohë tensionesh


Vizita e ministrit grek për Punë të Jashtme Nikos Kotzias, me 22 dhe 23 mars, vjen në një periudhë të tensionuar pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvend, në lidhje me sjelljen e ligjit të gjuhëve, shkruan gazeta “Kathimerini”.

Gazeta shkruan se ligji është votuar, por “sigurimi i Kuvendit kishte evituar një përplasje mes Nikolla Gruevskit dhe Talat Xhaferi”.

Saktësisht video inçizimin e incidentit në mes ish-kryeministrit dhe kryekuvendarit mbrëmë e kishte shfaqur edhe televizioni grek “Sky”, duke komentuar se “nuk është hera e parë që shikojmë ngjarje të tilla në Kuvendin e Shkupit”, por edhe “me incidente, për së dyti herë ligji u votua”.