Xhaferi: Nuk lejoj të përsëritet 27 prilli i 2017-tës


Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në konferencën për shtyp pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk deshi ta komentoj sjelljen e Nikolla Gruevskit.

“Lidhur me sjelljen e deputetit Nikolla Greuvski, ish krye ministër, mendoj se nuk kam çka të komentoj. Të gjithë që e panë atë do e thonë të vetën. Xhaferi nuk do të lejoj të përsëritet fotografia e 27 prillit të 2017-tës. Në votimin e përgjithshëm, nga deputetët prezent votuan për ligjin 64 deputetët, gjatë votimit të dytë, për deputetët që takojnë komuniteteve jo shumicë, për shkak derdhjes së ujit në instrumentet nga deputeti Nikolla Gruevski nuk mundej të bëhej votimi elektronik dhe u krye në mënyrë të drejtpërdrejt”, u shpreh kreu i Kuvendit Talat Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në faqen zyrtare në “Facebook”, uroi miratimin e ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, u votua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sapo kaloj. Urime,”, shkruan Kryetari i Kuvendit të republikës së Maqdonisë, z. Talat Xhaferi.