Kontesti për emrin, Boshnjakovski: zgjidhje e dinjitetshme kompromisi


Ende nuk është vërtetuar data e saktë e kësaj vizite, por zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se kjo vizitë është një hap para në përafrimin e qëndrimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit mes dy vendeve.
Boshnjakovski është i qartë. Shkupi angazhohet për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, një zgjidhje të dinjitetshme nën ndërmjetësimin e mediatorit Nimic.

“Çdo zgjidhje, për momentin, shkon përmes ndërmjetësimit të mediatorit, Metju Nimic. Është me shumë rëndësi që ajo marrëveshje që do të arrihet do të jetë marrëveshje kompromisi e pranueshme për të dyja palët, do të jetë një marrëveshje e dinjitetshme. Dhe do ta përsëris, për momentin gjithçka bëhet përmes Metju Nimicit, ende nuk kemi ardhur në ndonjë fazë ku na duhen garanci për marrëveshjen. Marrëveshja e paralajmëruar e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kocias, është një hap para në përafrimin e qëndrimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit”,-deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.