Ligji i gjuhëve, Zaev: Na lejoni të punojmë


Kryeministri Zoran Zaev në dalje prej Kuvendit nuk deshi të prononcohet në lidhje me votimin e Ligjit për gjuhët. Ai tha se do të ketë deklarata dhe se duhet lejuar ata që të bëjnë punën e tyre. “Tërë kohën kemi qenë transparent. Na lejoni të punojmë”, tha kryeministri Zoran Zaev.

“Çartet” VMRO-ja, bërtet e thërret në parlament për ligjin e gjuhëve


Senaca plenare e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë në të cilën në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili ligj kontestohet nga partia më e madhe opozitare maqedonse VMRO-DPMNE ka shkaktuar tensione midis deputetëve të VMRO-DPMNEsë dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi i cili edhe pse është gjetur në një situatë të tensionuar ka […]

Shtetasit e Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në Kinë


ë shpejti shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza në Kinë. Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës do të nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin e dukshëm të udhëtimit ndërmjet dy vendeve. Propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive të të dy vendeve u miratua në […]

Prokuroria Speciale e ka kërkuar rastin “Monstra”, u anulua seanca e sotme


Është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, raporton Portalb.mk, pasi që Prokuroria Speciale Publike më 12 mars ka parashtruar kërkesë që ta marrë në udhëheqje rastin, si pasojë e së cilës kërkesë Prokuroria Publike nuk kishte caktuar prokuror publik për seancën e sotme. Deri te dhënia e përgjigjes nga PTHP-ja për kërkesën e PSP-së duhet […]

LSDM godet VMRO-në për ligjin e gjuhëve


Atë që bëjnë Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE në Kuvend nuk ka lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve që më parë e pranuan. Bëhet fjalë për bllokadë të Kuvendit, të procesit reformues dhe tentimit për bllokadë të perspektivës evropiane të vendit, kanë reaguar nga LSDM. “Duke vazhduar politikat e dëmshme të Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski […]

Loja me shqipen, absurdi i shqiptarëve në Maqedoni


Parlamenti i Maqedonisë nesër pritet të votoj Ligjin e gjuhëve, përmes të cilit theksohet se do të avansohet përdorimi i gjuhës shqipe, njofton Ina. Edhe pse, në këtë akt juridik askund nuk përmendet gjuha shqipe, por vetëm gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve, partia opozitare maqedonase VMRO-së, është shprehur se do ta […]

Osmani: Me miratimin e ligjit të gjuhëve mbyllet edhe kapitulli tematik i BDI-së


Zv/kryeministri për Çështje Evropaine, Bujar Osmani në emisionin opinion të Blendi Fevziut duke folur për ligjin e gjuhës shqipe u shpreh se pas miratimit të këtij ligji do të mbyllet edhe një kapitull i Bashkimit Demokratik për Integrim. “Me miratimin e ligjit të gjuhëve, mbyllet edhe kapitulli tematik i funksionimit të BDI-së si parti tematike […]

Mickovski: Ligji për gjuhët do të ndikojë ndaj bashkëjetesës së qytetarëve


Pikërisht dita kur filloi konflikti në Tetovë, e ajo është dita e nesërme, në seancë parlamentare vendoset në rend dite ky ligj jokushtetues, i pazbatueshëm për përdorimin e gjuhëve. Këtë e theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, duke apeluar nga Strumica për mirëkuptim, për të pasur ndjenja sepse në këtë shtet ka shumë komunitete etnike […]

“Monstra”, sot seanca e radhës në Gjykatën Penale


Sot në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon seanca e radhës për rastin “Monstra”, e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, në Shkup, më 12 prill të vitit 2012. Prokuroria Publike në seancën e 12 shkurtit lexoi aktakuzën dhe se sipas prokurorit Naum Panovski mbeten në të njëjtën aktakuzë, ku […]

Në Kuvend ligji i gjuhëve, do të refuzohen 36 mijë amendamentet e VMRO-së?!


Është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë në seancën e sotme në Kuvend, të planifikuar për orën 13.00, ku pika e parë është Ligji për përdorimin e gjuhëve. Jo zyrtarisht mësohet se kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi do të refuzojë amendamentet sepse janë në kundërshtim me Rregulloren e Punës, transmeton ‘Fokus’, përcjell atuale.mk. […]

Xhaferi: Vëmendje të madhe proceseve aktuale reformuese


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Marija Pejçinoviq Buriq, nënkryetare e Qeverisë së Kroacisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e cila qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë […]

Osmani: Presim rekomandim të pakushtëzuar dhe fillim të negociatave


Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për vizitë pune qëndron në Bruksel ku së bashku me Bojan Mariçiq, këshilltar për integrime evropiane në kabinetin e Kryeministrit, patën takime me Drejtorin e Përgjithshëm për Evropë dhe Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim DGNEAR, Kristijan Danielson, si dhe, mbajtën brifing me përfaqësues të Drejtorisë […]

BESA e Afrim Gashit: Bilall Kasami së shpejti do të ulet në karrigen e të akuzuarve


Fraksioni i Lëvizjes BESA me kryetar Afrim Gashi sot nëpërmjet konferencës për media që u mbajt në Shkup ka njoftuar se 32 themelues juridik të kësaj partie kanë dorëzuar padi për vepër penale “falsifikim i dokumentacionit” për siç e quajnë ata, ish kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Sipas tyre, ky i fundit së shpejti […]

Miçel: SHBA-të mbështesin Maqedoninë dhe Greqinë për të gjetur një zgjidhje për emrin


Mbas vizitës në Prishtinë dje dhe para kalimit ne Beograd sot, po sot ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell është ndaluar në Maqedoni ku është takuar me kryeministrin Zoran Zaev. Në konferencën për shtyp pas takimit, ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, edhe një herë […]

Grubi: Pres që VMRO-ja të votojë ligjin e gjuhëve


Në Kuvend sipas informatave jozyrtare nesër do të mbahet vazhdimi i seancës së radhës në tentim për të gjetur zgjidhje të mbi 35 mijë amendamenteve nga ana e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve, transmeton Medial.mk. Deputeti i BDI-së Artan Grubi sot ka përsëritur se ligji për gjuhët këtë javë duhet të sillet dhe pret që […]

Ligji për gjuhët sërish në Kuvend


Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, nesër do të ballafaqohet edhe me një tentativë për t’u votuar në lexim të tretë. Këtë për gazetarët sot e konfirmojnë përfaqësues të grupeve parlamentare të cilët kanë marrë pjesë në koordinim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Vazhdimi i seancës së 32-të do të duhet të fillojë në orën […]