Sela: Erdha të votoj Ligjin e gjuhëve, sipas marrëveshjes për formimin e Qeverisë reformuese


Lideri i partisë “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela është i pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë, ku në çdo moment pritet të fillojë seanca për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sela është përgjigjur shkurtë se nuk është pjesë e Qeverisë, por ka ardhur ta votoj ligjin.

“Nuk jam pjesë e Qeverisë, erdha të votoj për ligjin, sipas marrëveshjes që e kishim kur u formua Qeveria”, tha Sela.

Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve është në leximin e tretë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dorëzoi mbi 35 mijë amandamente, me arsyetimin se ligji është jokushtetues.

Para Kuvendit janë mbledhur një numër i vogël qytetarësh maqedonas që kundërshtojnë miratimin e ligjit, i cili nuk u dekretua as nga Ivanovi.