Shtetasit e Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në Kinë


ë shpejti shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza në Kinë. Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës do të nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin e dukshëm të udhëtimit ndërmjet dy vendeve.

Propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive të të dy vendeve u miratua në mbledhjen e Qeverisë, njofton Shenja.

Gjithashtu, në takim u pranua edhe propozimi për fillimin e një procedure për kryerjen e negociatave për nënshkrimin e një marrëveshje për pezullimin e përkohshëm të njëkohshëm të vizave afatshkurtra për qytetarët e Republikës së Ukrainës, Federatës Ruse, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit.