Zaev: Punojmë për dialog me gjithë aktorët politik


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është takuar sot me zv/kryetaren e Qeverisë së Kroacisë dhe ministren e jashtme Marija Pejçinoviq Buriq. Ajo ka vlerësuar se Zaev ka sjell frymë pozitive në gjitha proceset me rëndësi për qytetarët dhe shtetin dhe inkurajojnë hapat e Qeverisë në ato procese që ofrojnë perspektivë në integrimet. “Kemi hyrë në […]

Zaev: Çdo ndihmë rreth çështjes së emrit është e mirëseardhur


“Maqedonia mbetet e përkushtuar në partneritetin me SHBA-të. Informova zotin Miçel se ne vendet e Ballkanit Perëndimor kemi bërë hap për tejkalimin e problemeve dhe stereotipave, në këtë drejtim po punojmë edhe në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me shtetin fqinjë Greqinë, rreth çështjes së emrit”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se Maqedonia ka […]

“Shuplakat”, Fatime Fetai kërkon paraburgim për Andonovskin


Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar paraburgim për të akuzuarin Milan Andonovski në lëndën “Shuplakat në Qendër”. Andonoski sot nuk u paraqit në seancë dëgjimore për shkak të gjendjes shëndetësore. Në vërtetimin mjekësor të Andovskit ishte shkruar diagnoza: Laringit dhe antibiotik Amoksiklav. Ndërkohë nga PSP këtë masë e kërkuan duke u nisur nga fakti se kjo […]

“Tа Nea”: Koxias vjen në Shkup më 22 dhe 23 Mars


Gazeta greke “Tа nea” shkruan se shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias më 22 mars do të arrijë në Shkup në vizitë dy ditore. Ndërsa Koxias do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, por është e mundur që të realizoj takime edhe me politikanë të tjerë.

BESA e Kasamit zgjedh kryesinë, katër nënkryetarë


Lëvizja Besa mbërmë mbajti mbledhjen e parë të Kuvendit Qëndror, ku me vota unanime u miratuan pikat e rendit të ditës. Nga mbledhja e parë e Kuvendit Qëndror u miratua rregullorja e punës së Kuvendit Qëndror, u zgjodh Kryesia e Lëvizjes Besa, e cila përbëhet nga profesionistë të dëshmuar, kryesia është freskuar edhe me figura […]

Kushtetuesja vendos: Zv/kryeministrave ju ulet paga


Gjykata kushtetuese ka sjell vendim për heqjen e nenit 14 që ka të bëjë me “nënkryetarët e Qeverisë” të ligjit për paga dhe kompensim që nënkupton ulje të rrogave të nënkryetarëve të Qeverisë, transmeton Medial.mk. Gjykata kushtetuese konsideron se funksioni zv/kryeministër është fiktiv, kjo nënkupton se atyre do ju ulet rroga. Ky vendim vjen nga […]

“Katimerini”: Është ngadalësuar dinamika e bisedimeve rreth emrit


Me dinamikë të ngadalësuar po vijojnë bisedimet për zgjidhjen e dallimeve rreth emrit mes Athinës dhe Shkupit, shkruan gazeta greke “Katimerini”, transmeton Zhurnal. “Dinamika e ngadalësuar e shpjegon prolongimin në kontuinitet të vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotsijas në IRJM, me qëllim mes tjerash, të përcakton flutirimin e parë direkt […]

Reformat në Maqedoni, peng i kuadrit të vjetër dhe partiak


Zgjedhjet e gabuara kadrovike, që drejtojnë institucione të caktuara shtetërore, ka bërë që realizimi i reformave të paralajmëruara nga Qeveria, i njohur si plani 3 – 6 – 9, të ecë me një ritëm të ngadalësuar, thonë njohësit e çështjeve politike. Këto reagime pasojnë delegimin në krye të institucioneve shtetërore nga partia politike shqiptare Bashkimi […]

(VIDEO) Osmani: Shqiptarët në Maqedoni janë plotësisht të vendosur për NATO


Çdo ndryshim në kufijtë e Ballkanit do të ketë një efekt domino, prandaj është e papranueshme të diskutohet kjo temë, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani në intervistën në TV “Klan”, transmeton Zhurnal. Osmani në emisionin “Opinion” tha se NATO është garancia e vetme për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë, kështu që shqiptarët në Maqedoni janë të […]

Miçell sot në Shkup, emri në fokus


Çështja për emrin do të jetë një prej temave kryesore të takimit të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov me ndihmës sekretarin amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçell që sot është në Maqedoni. “Mendoj se takimi do të nis me atë çështje. Do të jetë shans i mirë për dinamikën e procesit për […]

Dimitrov: Në qershor presim fillimin e negociatave me BE-në


Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pas takimiit me homologun e tij polak, Jacek Czaputowicz, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni, duke iu referuar politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), deklaroi se muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për Maqedoninë, por edhe për gjithë Ballkanin. “Muajt e ardhshëm janë të […]

Flet dëshmitari se si u ble Mercedesi i Gruevskit


Në seancën e sotme në Gjykatën Penale për lëndën e PPS-së “Tanku” dëshmoi një punonjës në Agjencinë për Zbulim, i cili në vitin 2012 ka qenë sekretar shtetëror për menaxhimin e burimeve njerëzore në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme. Ai kërkoi që publiku të mos marrë pjesë në seanca sepse, siç tha ai, […]

Grubi-Romeo: Ligji për gjuhët do të miratohet këto ditë


Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. z. Karlo Romeo. ​Në takim, kryetari i Komisionit, z. Grubi, bisedoi me ambasadorin Romeo për ngjarjet aktuale, me ç’rast theksoi se në vend prioritet janë reformat e […]

Bisedimet, përafrohen qëndrimet midis LSDM-së dhe VMRO-së


Drejtori i Agjencisë Teknike Operative do të zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend. Alsat M nga burime brenda grupeve të punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, mëson se me propozim të opozitës, palët kanë arritur konsensus që të ndryshojnë dispozitat ligjore për zgjedhjen e drejtorit të ATO-së. Në propozim ligj ishte paraparë që drejtori i […]

Nuk dihen kostot e Qendrës së re klinike


Ministria e Shëndetësisë nuk jep detaje lidhur me gjobën prej 5,5 milion euro që duhet t’ia paguajë Bankës Qendrore Evropiane pas vendimit të Qeverisë për dislokimin e Qendrës së re Klinike. Nuk dihet se kur është afati përfundimtar për pagesën e gjobës. Dikasteri i Shëndetësisë nuk jep detaje as mbi atë nëse gjoba shoqërohet edhe […]

Prokuroria hapë lëndë për kërcënimin e Selmanit


Pas reagimeve të shumta publike në mbështetje të kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve Naser Selmani të cilin e kanë kërcënuar dhe ofenduar Bekir Asani dhe vëllai i tij, është aktivizuar edhe Prokuroria Publike. Sektori i Punëve të Brendshme e ka dërguar dosjen e rastit të Selmanit në Prokurori dhe tashmë është marrë në shqyrtim. Kjo […]

U mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Lëvizjes BESA


Pas përfundimit të Kongresit të Parë të Lëvizjes BESA, ku Afrim Gashi u zgjodh që të jetë i pari i BESËS, të shtunën me 10 mars në Selinë e Lëvizjes BESA në Shkup u mbajt edhe mbledhja e parë e Kuvendit Qendror e thirrur nga kryetari i saj, z. Afrim Gashi. Në këtë mbledhje siç […]

Zyrtarizohet fraksioni i VMRO-së


FRODEM dhe nisma e brendshme e VMRO-së për reformimin e kësaj partie politike kanë marrë vendim që nga sot të veprojnë së bashku dhe si fraksion i partisë. Ata thonë se qëllimi i tyre ishte që të ndihmojnë partinë të bëhet opozitë e vërtetë, e jo fiktive, dhe ta kthejnë partinë në një parti bashkim […]

Dimitrov: Duam zgjidhje për emrin por s’varet prej neve


Ministri i punëe të jashtme Nikolla Dimitrov thotë se situata me bisedimet me Greqinë po ndryshon për cdo ditë dhe nga kjo varet edhe optimizmi për zgjidhje. Maqedonia thotë ai po bën cmos që të bëj të pamundurën për gjetjen e zgjidhjes megjithatë nuk varet gjithcka prej neve, është shprehur Dimitrov. “Nuk kemi gjithcka në […]

Lëvizja BESA: I dënojmë kërcënimet ndaj personaliteteve publike dhe gazetarëve


“Kërcënimet ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, i cili ditë më parë u kërcënua nga banditët e degës së BDI-së nnga Çairi. Nisur nga kjo, Lëvizja BESA shpreh shqetësimet e saj ndaj këtij akti të dhunshëm dhe qyqar të banditëve që tashmë një kohë të gjatë Çairi i njeh mirë. Gjithë këtë rrëmujë […]