Prokuroria hapë lëndë për kërcënimin e Selmanit


Pas reagimeve të shumta publike në mbështetje të kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve Naser Selmani të cilin e kanë kërcënuar dhe ofenduar Bekir Asani dhe vëllai i tij, është aktivizuar edhe Prokuroria Publike. Sektori i Punëve të Brendshme e ka dërguar dosjen e rastit të Selmanit në Prokurori dhe tashmë është marrë në shqyrtim. Kjo pasi që Naser Selmani më parë e kishte paraqitur kërcënimin në polici. Nga Prokuroria kanë njoftuar se lënda do t’i caktohet prokurorit përkatës dhe do të merren gjithë aktivitetet e nevojshme për zbardhjen e tërësishme të rastit. /SHENJA/