Nuk dihen kostot e Qendrës së re klinike


Ministria e Shëndetësisë nuk jep detaje lidhur me gjobën prej 5,5 milion euro që duhet t’ia paguajë Bankës Qendrore Evropiane pas vendimit të Qeverisë për dislokimin e Qendrës së re Klinike. Nuk dihet se kur është afati përfundimtar për pagesën e gjobës. Dikasteri i Shëndetësisë nuk jep detaje as mbi atë nëse gjoba shoqërohet edhe me kamatë. Të vetmen informatë që dikasteri që drejtor Filipçe dhanë, është se Qeveria planifikon bisedime me Bankën Qendrore Evropiane për faljen eventuale të gjobës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria gjatë periudhës që vjen do të zhvillojë bisedime me Bankën e Evropës Qendrore, me qëllim që të shqyrtohen të gjitha opsionet për zgjidhjen e të gjitha detyrimeve financiare që dalin nga marrëveshja e arritur më herët. Edhe në rast të pagesës së kësaj gjobe ndaj Bankës, në plan afatgjatë kjo është zgjidhja më ekonomike për ndërtimin e Klinikës së re”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë Qeverinë se nuk posedojnë projekt për ndërtimin e objektit.

“Apelojmë Zaevin dhe Filipçen të tërhiqen nga marrëveshjet e dyshimta, të tërhiqen nga ndërprerjet e marrëveshjeve për ndërtimin e Qendrës Klinike dhe të mos lejojnë qytetarët të shërohen deri në 2030-tën në kushte jo të përshtatshme dhe objekte të vjetra. Mbrëmë mësuam se nuk ka asnjëfarë projekti të gatshëm për Qendër të re Klinike dhe se nuk e kanë të qartë ku do të locohet”, deklaroi Igor Nikolov, VMRO DPMNE.

Ndërkohë, deri në fund të kësaj jave pritet që të dihet se me cilat para Qeveria do të financojë ndërtimin e këtij objekti gjigant. Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se janë në bisedime e sipër me kreditorë dhe se brenda një kohe të shkurtër do të definohet mënyra e financimit të Qendrës Klinike. Ndryshe, të premten e shkuar Filipçe komunikoi para mediave vendimin e Qeverisë që Qendra Klinike të dislokohet. Opsioni më i përafërt është që objekti gjigant të ndërtohet në Bardovcë, afër spitalit psikiatrik. Hapësira territoriale e paraparë për ndërtimin e Qendrës Klinike është 84 hektarë tokë, ndërkaq Qendra aktuale Klinike është e vendosur në 24 hektarë tokë. Sipas parashikimeve ndërtimi i kësaj qendre pritet të fillojë pas 1 viti e gjysmë apo 2, ndërkaq ndërtimi i së njëjtës pritet që të zgjasë 4-5 vite.  / Alsat – M