“Çartet” VMRO-ja, bërtet e thërret në parlament për ligjin e gjuhëve


Senaca plenare e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë në të cilën në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili ligj kontestohet nga partia më e madhe opozitare maqedonse VMRO-DPMNE ka shkaktuar tensione midis deputetëve të VMRO-DPMNEsë dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi i cili edhe pse është gjetur në një situatë të tensionuar ka brohërimat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka vazhduar me punë, raporton Zhurnal.

Por pasi që koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dragan Donev kërkojë një pauzë për konsulta brenda grupit parlamentar të tij, kryeparlamentari Xhaferi aprovojë kërkesën e VMRO-DPMNE-së dhe caktojë pauzë prej 1 orë, pas çka pritet të fillojnë me punë mbi ligjin në fjalë deputetet.

Mirëpo, paraprakisht, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ka akuzuar se kryeparlamentari Xhaferi po thyen rregulloren e parlamentit dhe se Ligji i gjuhëve qëllimisht miratohet sot me qëllim që të përputhet data e miratimit të tij me krismën e parë të UÇK-së në Tetovë.

“Zoti Xhaferi ju po thyeni rregulloren e Parlamentit dhe punoni sipas qejfit tuaj. Po ashtu qëllimisht dëshironi që të miratoni ligjin sot me qëllim që data e miratimit të tij të përputhet me datën e krismës së parë të UÇK-së në vititn 2001 në Tetovë”, ka thënë Dimovski nga foltorja e Parlamentit, transmeton Zhurnal.