Ivanka Tramp e refuzoi punën në Bankën Botërore


Ivanka Tramp, këshilltare e lartë dhe vajza e presidentit amerikan Donald Tramp, refuzoi të punojë në Bankën Botërore, sepse është “e kënaqur me funksionin e tanishëm që e ka në administratë”.

Donald Tramp para pak kohe për revistën “Atlantik” deklaroi se vajzës së tij i kanë ofruar punë në Bankën Botërore sepse, siç tha, “është e mirë me numra”.

Ivanka ishte angazhuar në procesin për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Bankës Botërore. Është zgjedhur Dejvid Malpas, për të cilin vlerësoi se “do ta kryejë shumë mirë punën”.

Në pyetjen nëse planifikon të kandidohet për president të SHBA-së, ajo u përgjigj se nuk shihet në atë funksion në të ardhmen.

Momentalisht Ivanka Tramp është në Afrikë ku e promovon nismën për zhvillimin dhe prosperitetin global të grave.