De Rosi pas 18 viteve largohet nga Roma


Daniele de Rosi pas 18 viteve do të largohet nga klubi italian Roma, në të cilin e kaloi tërë karrierën futbollistike.

Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Romës, ku thuhet se kontrata e De Rosit me “ulkonjën” skadon në fund të këtij sezoni, dhe se e njejta nuk do të vazhdohet.

Futbollisti 35-vjeçar është “fëmijë” i Romës, i cili në “Olimpiko” debutoi që si adoleshent dhe rpej atëherë tërë karrierën e tij e kaloi tek “ulkonja”, edhe pse gjatë karrierës pati shumë oferta nga klubet e mëdha evropiane.

Në 18 sezona të kaluara në Romë, De Rosi luajti 615 ndeshje, shënoi 63 gola dhe 54 asistime. Ka fituar dy kupa të Italisë dhe një trofe në Super kupën italiane.