Bora paralizon pjesën verilindore të SHBA-së


Një stuhi e fuqishme dëbore e goditi pjesën verilindore të SHBA-së dhe shkaktoi vështirësimin e më shumë se 580 fluturimeve, mbylljen e shkollave ndërsa në Mineapolis është regjistruar temperatura më e ulët.

Moti i lig me dëborë më së rëndi e goditi Bostonin, ku ranë rreth 40 centimetra borë dhe shkaktoi kaos në aeroportin ndërkombëtar Logan si edhe aeroportin e Nju-Jorkut, La Guardia dhe aeroportin ndërkombëtar në Nju-Xhersi.

Në Nju-Xhersi, bora e rëndë dhe e lagësht i la mbi 15.000 shtëpi pa energji elektrike.

Vala e fundit e ajrit arktik shkaktoi ulje të madhe të temperaturave në më shumë vende në SHBA.