Barça dhe Reali jashtë “top 5”, ja klubet me më shumë tituj në botë


Futbolli është sporti më magjik në botë. Ai ngërthen interesin e miliarda njerëzve në botë, ndërkohë që luhet për objektiva madhorë, sikurse janë titujt (trofetë). Po i afrohemi fundit të një sezoni dhe natyrisht është kohë bilancesh. Në Europë janë zbardhur kampionët e rinj në pjesën kryesore të ligave të mëdha, me Bayern Munich në Gjermani, Manchester City në Angli, PSG në Francë, Barcelona në Spanjë, ndërsa pritet që të “status” ta gëzojë matematikisht edhe Juventusi në Itali. Edhe përtej kontinentit tonë, të tilla verdikte presin të zbardhen.

Një klub futbolli ka dy mundësi të fitojë trofe: në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Duke i përmbledhur të dyja këto mundësi bashkë, ne po ju njohim më poshtë me klubet e futbollit në botë, që kanë fituar më shumë tituj në histori. Kryeson listën Al-Ahly (Egjipt), me 117 tituj. Nga këto, 93 janë tituj kombëtarë dhe 24 ndërkombëtarë. Renditja e mëposhtme është zbritëse, nga vendi i 20-të tek ai i pari./Telesport

Olimpia (Paraguaji)
55 tituj: 47 kombëtarë dhe 8 ndërkombëtarë

Steaua (Rumani)
58 tituj: 56 kombëtarë dhe 2 ndërkombëtarë

Liverpool (Angli)
59 tituj: 48 kombëtarë dhe 11 ndërkombëtarë

Galatasaray (Turqi)
60 tituj: 58 kombëtarë dhe 2 ndërkombëtarë

Anderlech (Belgjikë)
60 tituj: 55 kombëtarë dhe 5 ndërkombëtarë

Juventus (Itali)
62 tituj: 52 kombëtarë dhe 10 ndërkombëtarë

Manchester United (Angli)
66 tituj: 58 kombëtarë dhe 8 ndërkombëtarë

Ajax (Holandë)
69 tituj: 59 kombëtarë dhe 10 ndërkombëtarë

Bayern Munich (Gjermani)
69 tituj: 58 kombëtarë dhe 11 ndërkombëtarë

Al Faisaly (Jordani)
74 tituj: 72 kombëtarë dhe 2 ndërkombëtarë

Porto (Portugali)
74 tituj: 67 kombëtarë dhe 7 ndërkombëtarë

Olympiacos (Greqi)
75 tituj: 75 kombëtarë dhe 0 ndërkombëtarë

Benfica (Portugali)
81 tituj: 79 kombëtarë dhe 2 ndërkombëtarë

Real Madrid (Spanjë)
88 tituj: 64 kombëtarë dhe 24 ndërkombëtarë

Barcelona (Spanjë)
89 tituj: 72 kombëtarë dhe 17 ndërkombëtarë

Celtic (Skoci)
104 tituj: 103 kombëtare dhe 1 ndërkombëtar.

Peñarol (Uruguaji)
107 tituj: 98 kombëtarë dhe 9 ndërkombëtarë

Nacional (Uruguaji)
111 tituj: 102 kombëtarë dhe 9 ndërkombëtarë

Rangers (Skoci)
114 tituj: 114 kombëtarë dhe 1 ndërkombëtar.

Al-Ahly (Egjipt)
117 tituj: 93 kombëtarë dhe 24 ndërkombëtarë