Ziadin Sela ka arritur në Kuvend, takim i mundshëm me Talat Xhaferin?

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pasdite erdhi në Kuvend me siguri në takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Sela, siç njofton MIA, është vërejtur se si mbërrin në Parlament dhe niset drejt zyrave të Xhaferit. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit tani për tani nuk ka informatë se nëse spikeri është në takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët. Mbërritja e liderit të Aleancës për Shqiptarët përputhet me pauzën pas votimit për prokuror publik për çka nuk kishte kuorum.