Zhduket një burrë në ujërat e Vardarit


Pjesëtarët e policisë dhe zjarrfikësit më shumë se tre orë janë në kërkim të një burri që ka rënë në ujërat e Vardarit në dalje të Gostivarit.

Një qytetar nga Gostivari ka denoncuar në polici se rreth orës 16 në afërsi të fshatit Mallo Turçane ka vërejtur një trup burri, të cilin e ka bartur uji. Ai është përpjekur ta nxjerrë, por nuk ka arritur. Në afërsi të fshatit Balindoll e ka humbur nga shikimi, pas së cilës është thirrur policia dhe zjarrfikësit.

Tash për tash nuk dihet identiteti i burrit, ndërsa kërkimi është intensifikuar.