Zekolli: Skepticizëm për zgjidhjen e emrit, ja si funksionon koalicioni LSDM – BDI


Ish-ambasadori i Maqedonisë në OSBE, Arsim Zekolli në një intervistë për agjencinë e lajmeve IBNA flet për fazën e intensifikuar të  bisedimeve për emrin si dhe zgjidhjen që mund të arrihet. Ai beson se procesi i negociatave është afër zgjidhjes finale, por sipas tij, nuk ofrohen shumë shpjegime dhe ka mungesë transparence.

IBNA: Jemi në një fazë të rëndësishme të bisedimeve për emrin. A prisni se do të ketë epilog pozitiv dhe zgjidhje?

Dua ate, besoj se jemi afer zgjidhjes finale dhe te permbajtur. Zgjidhja pozitive varet edhe nga menyra se si do te jete fundi. Jostransparenca dhe ikja nga publiku e kesaj Qeverie, sikur edhe ajo e meparshme, gjithsesi se nuk kontribuojne ne forcimin e besimit te qytetareve se c’do gje eshte ne rregull dhe konform zotimeve verbale te kryeministrit Zaev.

Ne qasjen e Maqedonise kemi shume zbrazetira, per te cilat askush nuk ofron shpjegime. Se pari, ende nuk verej konsensus te qarte brenda koalicionit LDSM-BDI, brenda vet LDSM dhe në raport me opoziten qe Marreveshja eventuale do behet permes Referendumit, me Marreveshje diplomatike apo permes votimit. Nese do behet permes Referendumit, pyetja eshte se si do organizohet tani qe nuk kemi Komisionin Shteteror Zgjedhor? Nese behet permes Marreveshjes bilaterale, ministri Kotzias sikur hedhe poshte ate mundesi, pasi qe marreveshjet e tilla nder-qeveritare mund te anulohen ne rast ndryshimit te kabinetit qeveritar. Nderkohe qe shohim se rejtingu i SYRIZA dhe LDSM eshte ne renie drastike e dramatike. Dhe ne fund, miratimi permes Kuvendit vihet ne pikepyetje, fale qendrimeve rigjide te opozites si ne Shkup, ashtu dhe ne Athine.

Pra, besoj se eshte e udhes te theksoj se edhe nese zgjidhja mund te jet afer, e njejta nuk mund te thuhet edhe se do kemi zgjidhje pozitive pa reperkusione te thella rajonale, politike dhe nder-etnike.   

IBNA: Çka nëse nuk arrihet koncensus dhe nuk ka zgjidhje ?

Karakteristika e qasjes se kesaj Qeverie ndaj ceshtjes se emrit eshte se politika e LDSM kopjon qasjen tradicionale te BDI, pra me fokus dominant mbi ceshtje nderkombetare dhe me shumë më pak fokusim ne  ceshtjet e mbrendshme. Te dy partite, LDSM dhe BDI, mundohen qe mungesen e rezultateve te brendshme ta mbulojne me ndonje sukses nderkombetare – zgjidhje te emrit, anetaresim ne NATO, negociata me BE. Rrjedhimisht, nese ndodhe deshtimi i negociatave atehere kjo zhvesh mungesen e rezultateve te Zaevit dhe Ahmetit ne planin e brendshem. Ketu edhe qendron dallimi i tyre nga politika e Gruevskit, i cili fokusin e mbante ne ceshtje te brendshme, jo aq mbi raportet e jashtme.

Njekohesisht, pavaresisht nga epilogu i bisedimeve me Greqine, zgjidhja e kontestit mbi emrin nuk  nenkupton anetaresim imediat ne NATO apo fillim te negociatave me BE, ashtu siç vet zyrtaret e ketyre dy institucioneve ia bën të qartë politikberesve ne Shkup. Aq me shume qe edhe vet Strategjia e BE dhe porosite nga NATO vejne theksin mbi luften kunder krimit / korrupcionit, sundimin e ligjit, lirine e mediave dhe ceshtje tjera per te cilat Qeveria Zaev-Ahmeti nuk ka ndonje rezultat bindes.

IBNA: Qeveria e re e Zaev sa po punon në planin e reformave dhe rekomandimeve të bashkësisë ndërkombëtare për reforma dhe për të përmbushur detyrat për anëtarësim në NATO dhe BE?

Deklarativisht shume, ne realitet nuk ngjan si tentative bindese, por si vazhdimesi e retorikes standarde te partive maqedonase ne pushtet. Kam friken se nen hijen e vokabularit plote BE dhe NATO dhe dramaticitetit ne lidhje me ceshtjen e emrit, z. Zaev sikur po zhvillon nje operacion te ndertimit te nje konglomerati monstruoz partiak qe do perfundon ne nje episod te ri te kapjes te shtetit, kesaj radhe nga LDSM. Analizat me te thella vejne ne spikame kete qasje qe LDSM se pari tentonte te shkaterron BDI, duke terhequr qarqet e njohura vahabiste, shtresat kriminogjene dhe te shantazhuarit nga bombat e Zaevit. Gje qe perfundon ne pastrim te BDI-se nga kuadrot e kompromituara te cilat tani kompromitojne LDSM. Po e njejta tani ndodhe ne raport me VMRO-DPME, ku ka tendenca per dobesimin e saj, por qe ne fakt do perfundon ashtu edhe si me BDI – me pastrim te VMRO-se dhe mbushje te LDSM me kuadro te kompromituara. Se fundi, nuk eshte fare e rastit qe disa nga dikasteret me te rendesishme te Qeverise Zaev kontrollohen nga kuadro me lidhje te aferta me VMRO-DPMNE nga e kaluara – si Kocho Angjushev ne ekonomi, Dimitrov ne Pune te Jashtme, Filipce ne Shendetesi etj.  Me kete qasje LDSM nuk do arrin suksese spektakulare, por gjithsesi do shendrrohet sikur BDI-ja, pra si parti “tematike” qe dominohet nga interesa parciale, klane korruptive dhe paaftesi qeverisese.  Si rezultat do kemi edhe me shume kerkesa dhe pengesa nga bashkesia nderkombetare, e cila do perdor keto mangesi te SDSM-BDI si argumentim per te ngadalesuar apo bllokuar integrimet.

IBNA: Si i shihni vlerësimet e BE-së për Maqedoninë në strategjinë e fundit të publikuar per Ballkanin Perëndimor?

I shof si vazhdimesi e planeve tjera te deritanishme te deshtuara te BE ndaj Maqedonise dhe rajonit  – qe nga kriteret e Kopenhages, pakoja HLAd e deri te Procesi i Berlinit. Te mos mashtrohemi, i vetmi motiv per keto strategji te BE eshte friga nga depertimi i Rusise, Turqise, Kines dhe Arabise Saudite ne rajon, per te cilin nje pjese bukur e madhe e fajita bie mu mbi BE e SHBA si dhe politikave te tyre miope. Vokabulari me plote entuziazëm i Brukselit nuk korrespondon as per se afermi me qendrimet refuzuese te vendeve anetare, posaçerisht te Gjermanise, Holandes, Danimarkes etj, te cilat nuk jane te interesuara per pranim te vendeve nga Ballkani Perendimor. 

Elementi tjeter qe me ben skeptik per qasjen e Brukselit ndaj Ballkanit nderlidhet me politikat e sigurise ne Europe dhe deshires se shtuar te BE per te larguar ndikimin Amerikan ne rajon. Paraqitja e iniciativave per Ushtri Europiane (PESCO) do ket ndikim edhe ne procesin e anetaresimit ne NATO, si organizate tradicionale trans-atlantike e dominuar nga ShBA dhe me ndikim jashtezakonisht te madhe te Turqise.

Megjithate, moment kyç ne lidhje me ardhmerine e BE-se ne rajon dhe rajonit ne BE dhe NATO bazohet mbi realitetet vendore dhe disponimi i qytetareve te ngopur nga stagnimi I perjetshem. Te ju perkujtoj se ne skene kemi tri filozofi per reforma politike qe do pershkruajne ardhmerine e perafert te rajonit. Filozofia e pare, ajo e promovuar nga SHBA, favorizon taktiken e ndryshimit te klases politike dhe ruajtjen e te njejtes politikberje. Filozofia e dyte, ajo BE, preferon ruajtjen e klases te njejte politike dhe ndryshimin e politikberjes. Dhe filozofia e trete, ajo e preferuar nga Federata e Rusise dhe Turqise promovon ndryshimin si te klases politike ashtu edhe te stilit te politikberjes. Ne nje rajon te ngopur nga klasa e korruptuar dhe kriminalizuar me goje plote BE dhe NATO, nuk do shume mend per te kuptuar se cila oferte do behet gjithnje e me atraktive per qytetaret e demoralizuar./IBNA