Zekiri: Ja sa votues ka në Maqedoni


Nënkryetari LSDM-sē Muhamet Zekiri, në ClickPlus ka deklaruar se trupi votues në Maqedoni realish është 1.1 milion votues, shkruan. Ai ka thënë se numri prej 1.8 votues në listën zgjedhore nuk është i realtë.

”Nga 670 mijë që kanë dalur, 400 mijë janë vota të LSDM-së ndërsa 70 mijë të pakicave tjera”- ka deklaruar Zekiri, shkruan Fakte. Ai ka thënë se nëse mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, dalja do të jetë më e madhe pasi, sipas tij, atëherë qytetarët do dilnin më lirshëm. Ai ka akuzuar partitë tjera se nuk janë angazhuar sa duhet për t’i nxjerrë votuesit.

Zekiri tha se kanë qenë të vetëdijahëm se do të jetë rëndë të arrihet censusi prej mbi 903 mijë, por ata kanë shpresuar që së paku numri i qytetarëve të dalur do të jetë mbi 700 mijë./Gazeta e Pavarur