Zaev:Ministrat të përmirësojnë jetën e qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev duke folur për rikonstruimin e Qeveris tha se rikonstruimi do të ndodh së shpejti ndërsa do të pasojën edhe emërimet e personave të shkarkuar. Kjo sipas tij e bën këtë proces të ndërlikuar.“Unë kam ide mjaft të qartë se cilat zgjidhje duhet të merren. Po bëj konsultimet e fundit. Shkarkimeve menjëherë duhet t’i pasojnë emërimet e reja. Prandaj ky proces nuk është aq i thjeshtë. Pakoja duhet të jetë e paketuar plotësisht. Dua të theksojë se rikonstruimi paraqitet si domosdoshmëri dhe nga synimi për të rritur dhe forcuar shumicën parlamentare.

Me rritjen e shumicës parlamentare hapet shansi për ndryshim aty ku nuk ka rezultate. Është krejtësisht logjike për mua që dikush nëse nuk mund të japë rezultate të shkarkohet ose të tërhiqet. Ndoshta këta njerëz janë më të dobishëm në pozicione tjera”, deklaroi Zaev.Sipas tij ministrat duhet të tregojnë rezultate në dikasteret e tyre të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.“Unë nuk i shoh njerëzit në Qeveri si njerëz nga LSDM-ja, njerëz që kanë ardhur nga fusha e ekspertëve, nga sektori civil apo nga ndonjë parti tjetër. Unë i shoh ata si njerëz që do të japin rezultate. Një kriter shtesë për mua është se sa ndikon puna e tyre për të vërejtur dallimin nga politikat e qeverisë së mëparshme, nëse puna e institucionit ka ndryshuar për mirë.Qytetarët ndryshuan qeverinë dhe është logjike të presësh ndryshime konkrete dhe të dukshme në institucione.

Shtrohet pyetja a kemi realizuar të paktën disa nga premtimet, nga programi që kemi ofruar vetë. Mbajtësit e funksioneve publike duhet të japin rezultate që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Në këtë drejtim do të lëvizin mendimet dhe vendimet për ndryshimet që do të pasojnë”, thotë Zaev.Ligji për gjuhët paraqet rrumbullakim të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të ndikojë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike. Kështu deklaron kryeministri Zoran Zaev derisa iu përgjigj kritikave të opozitës në drejtim të procedurës së miratimit të Ligjit në fjalë.

Ai tha se Ligji për gjuhët nuk paraqet kurrfarë dhimbje.“Aspekti i fundit i relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike, duke i vendosur ato në kuadër të konceptit të ofruar nga ideja e një shoqërie për të gjithë, është plotësimi i detyrimeve legjislative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Këtë rrumbullakim e bën pikërisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve si një e drejtë kushtetuese e paplotësuar e bashkësive të tjera etnike në vend. Nëse lejojmë të jetojë do të shohim se nuk paraqet kurrfarë dhimbje por në fakt do tu mundësojë qytetarëve ta ndiejnë shtetin si të tyre sepse përveç detyrimeve u lejohen edhe të drejtat që çdo qytetar i shtetit duhet t’i ketë. Nga ky aspekt jam i bindur se ajo që po krijohet në Republikën e Maqedonisë është një përfitim i përhershëm që do ta bëjë vendin nga i cili të gjithë do të jemi krenarë”, ka thënë Zaev./Transmeton Koha/