Zaev: Sollëm vendime të mëdha, tani është koha t’i përveshim krahët


Në tribunën e organizuar me moton “ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë” kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot para banorëve të Ohrit folën për ato që kanë punuar, por edhe për të gjitha, që pushteti qendror planifikon t’i punojë në periudhën që vjen, para së gjithash në fushën e ekonomisë, perspektivës, përparimit dhe zhvillimit.

Në pjesën e parë të fjalimit të Zoran Zaevit bëhej fjalë për aktivitetet politike të realizuara në periudhën e kaluar, më pas duke potencuar se baza për projektet e tija optimiste për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi del nga zgjidha e çështjeve të hapura me fqinjët, por edhe disa nga problemet e brendshme të shtetit që realisht e bllokojnë zhvillimin e tij në proceset integruese.

Ohëri është shembull eklantant, që edhe me statistikë, vlen për qytet  nga i cili banorët zhvendosen dhe kjo e dhënë e hidhur shkakton një nxitje që të bëhet diçka për tu ndalur kjo. Prej aty sollëm vendime për hapa të guximshme, pa dallim të karrierës politike…Në rrethana të tilla, të mësuara që prej 27 viteve të kaluara, i shkelëm rregullat. Arsyeja e dytë ishte hapja e tregjeve evropiane si parakusht për lëvizjen e ekonomisë, ndërsa me këtë edhe rritje të pagave, vende të reja cilësore të punës dhe trende bashkëkohore për përmirësimin e kushteve për jetesë, për të gjithë qytetarët. Arsyeja e tretë ishin rrethanat e sigurimit rajonal me zgjidhjen e çështjeve të hapura, të fitojmë paqe, stabilitet dhe siguri që na duhet”, tha mes të tjerash Zaev.

Me vendimet e arritura për çështjet e mëdha politike, krijohen kushte për shpresë ekonomike, për avancim, zhvillim të shtetit, vlerëson ai.

“Kaluam një proces senzitiv, sollëm vendime, besoj se për disa muaj beneficionet nga vendimet e tilla të mëdha do t’i ndjejnë qytetarët”, tha Zaev duke theksuar se tani Maqedonia ka një mik më shumë, në Greqinë fqinje ku tani më dorëzohen mesazhe pozitive, siç i ngjan shekullit 21, të zgjidhen çështjet me dialog, marrëveshje, me respektim.

Kryetari i LSDM-së theksoi se me gjuhë dhe identitet të pakontestuar, të njohur maqedonas, hapen perspektivat për rregullimin e jetës brenda dhe ndaj avancimit ekonomik për të gjithë qytetarët.

“Dëshiroj të paralajmëroj kohën kur përfitimet ekonomike nga proceset e hapura duhet të jenë fokusi i të gjitha institucioneve – qeverisë, parlamentit, komunave, presidentit dhe të gjithë qytetarëve. Tani është koha t’i përvjelim duart dhe të punojmë”, tha ai, me këtë rast duke theksuar masa për tejkalimin e plogështisë së administratës, rritjen e produktivitetit në vend, konkurrencën e tregut, tejkalimin edhe deri në 60 për qind të dënimeve për subjektet ekonomike, kthimin e parave tek qytetarët.

Si mjete për kthimin e parave tek familjet, Zaev theksoi disa masa si Ligji i ri për mbrojtje sociale dhe për pensionin social, obligim për shtetin menjëherë të ofrojë punë për kategoritë më të cenueshme, masa për shlyerjen e borxheve të vjetra për kompensim të energjisë elektrike të 200 mijë familjeve ndaj EVN-së prej 110 milionë euro.

“Modelin e kthimit të TVSH-së do ta testojmë në muajin mars, ndërsa nga korrikut dëshirojmë tërësisht ta zbatojmë. Qëllimi është që nga tatimi që e paguajmë gjithkund, 15 për qind e atyre mjeteve të kthehen tek qytetarët, mjetet prej 100 deri në 150 euro në vit”, theksoi Zaev, me këtë rast duke e theksuar edhe 17 investime të reja të huaja në vlerë prej mbi 150 milionë euro me hapjen e më shumë se 4.500 vende pune , që sipas tij do të sjell deri në konsum të fuqisë së punës dhe me këtë edhe rritje të pagave. Këtu i theksoi edhe më shumë se 70 milionë euro të alokuara nga buxheti në vit për mbështetjen e investimeve në industri përmes shumë fondeve dhe mbështetjes së ekonomisë.

Në fund ende i theksoi projektet e orientuara ndaj zhvillimit të Ohrit dhe Strugës nga zhbllokimi i llogarive komunale, planet për konvertimin e ish-kazermën, projekte për përmirësimin e infrastrukturës, deri në marrjen e kujdesit për Sistemin diellor për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit nga shteti, që me duartrokitje u përshëndet nga të pranishmit në Qendrën për kulturë.

Për masat konkrete për përmirësimin e kushteve për jetë në Ohër dhe rajon u bashkëngjit edhe ministri Sugareski, me këtë rast duke theksuar se këtë vit do të intensifikohet ekonomia, me fillim të projekteve fillimi i të cilave është kushtëzuar nga shumë mangësi të alokuara nga e kaluara.

Si aktivitete të rëndësishme për përmirësimin e ekonomisë lokale, Sugareski i theksoi marrëveshjet e arritura për linja të reja ajrore nga aeroporti i Ohrit, për të cilët theksoi se përsëritjet e pavarura të planit, nuk ka pasur asnjë lëshim nga kriteret e parapara.

Sugareski ende paralajmëroi se shteti sërish do t’i ndërmarrë ingerencat për ekonomizim me plazhet e Liqenit të Ohrit përmes Ligjit për tokë ndërtimore që së shpejti do të hyjë në procedurë kuvendore, si dhe legjislativ të re me reformat në pjesën e planifikimit urbanistik, natyrisht edhe përmirësim të masave për mbrojtje të Ohrit dhe liqenit si vlera natyrore dhe kulturore të konfirmuara nga UNESKO.