Zaev: Shpresoj që sot të kemi marrëveshje


Ende nuk ka marrëveshje, por shpresoj që sot do të dakordohemi me kryeministrin Aleksis Cipras. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, sot pas pjesëmarrjes në Biznes forumin “Projekte investuese dhe mundësi në sektorët e transportit, energjetikës dhe ambientit jetësor në Maqedoni”.
“Sot kemi bisedë thelbësore për zgjidhje përfundimtare që kësaj çështje. Nëse merremi vesh, do ta kumtojmë të dyja palët në të njëjtën kohë. Nëse ka marrëveshje ka marrëveshje menjëherë do të fillohet me agjendën për atë se kur do të nënshkruhet, si do t’i kumtohet opinionit, do të caktohen takime me politikanë dhe parti”, ka thënë Zaev.
Ai ka theksuar se më e rëndësishme është deklarimi i qytetarëve në referendum.
Në lidhje me emrat, Zaev tha se të gjithë propozimet e ndërmjetësit Metju Nimic janë në lojë.