Zaev: Rroga mesatare prej 500 euro që nga viti 2019


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një konferencë për shtyp përveç që paralajmëroi përfundim të bisedave dhe anëtarë të ri të kabinetit qeveritar dhe shumicës parlamentare, në pyetje të gazetarëve tha disa fjalë edhe gjendjen ekonomike ose më saktësisht për rritjen e rrogës mesatare në Maqedoni.
Zaev mbetet optimist se Maqedonia ka kapacitet të mjaftueshëm që të arrijë shfirën prej 30 mijë denarëve rrogë mesatare, premtim që mund të plotësohet ndoshta edhe në vitin e ardhshëm. Ai shtoi se rritja e rrogës minimale prej 9 500 denarë në 12 mijë denarë është hapi i parë që hap dyert drejt rritjes së rrogave të përgjithshme dhe plotësimin e premtimit të dhënë gjatë zgjedhjeve.