Zaev: Opozita të mos bllokojë ligjin e gjuhëve dhe reformat


Kryeministri Zoran Zaev pret që debati për ligjin e gjuhëve të zhvillohet në koordinim mes partive tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa opozita të tregojë mirëkuptim që të mos vjen deri tek bllokada e proceseve reformuese.

“Kuptohet se dorëzimi i amendamenteve është e drejtë e opozitës që duhet të respektohet, por preteksti është se me atë të drejtë bllokohet Kuvendi. Unë jam i brengosur për proceset reformuese dhe si do vijojnë ligjet që janë me rëndësi për planin 3-6-9”, ka thënë Zaev