Zaev: Nesër takim i ri i grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike


Nesër do të mbahet takim i grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike, informoi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran zaev, duke theksuar se ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska është dëgjuar me liderin e grupit negociator të partisë opozitare.

“Besoj se në këtë takim do të konfirmohet ajo që e dërguam si porosi unë dhe z. Mickoski, që sipas meje, paraqet hap drejt arritjes së zgjidhjes për njërën ndër dallimet më thelbësore që paraprakisht kanë ekzistuar”, deklaroi Zaevi.

Për mua, theksoi, paraqet shpresë që edhe të dyja palët mundemi edhe pak të përpiqemi dhe të arrijmë deri në marrëveshje saktë në afat, sepse, nënvizoi, me të vërtetë janë të numëruara ditët për mbylljen e raportit të Komisionit Evropian.