Zaev: Në pranverë do të ketë rikonstruim qeveritar


Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e tij për Prizma.mk ka paralajmëruar ndryshime kadrovike në pranverë, me këtë pra edhe rikonstruim qeveritar, transmeton Medial.mk.

“Ajo që nënkupton mossukses në menaxhim të një institucioni, nuk mund të përfundojë si refleksion në vetë institucionin. Do të pasojnë ndryshime kadrovike. Nuk dua askush të humb shansin. Nëse jo për vendin e parë, ndoshta për të dytin, tretin, katërtin…Rekapitullimi do të ndodhë pas dhjetë muajve nga startimi i Qeverisë, në pranverë ku një pjese të tyre do i’u falënderohemi. Nuk kemi shumë kohë, ndërsa qytetarët presin rezultate. Kjo mund të shkaktojë edhe rikonstruim. Mund të ketë ndërrim të drejtorëve, por edhe ministrave, sekretarëve shtetëror…”, thekson Zaev.