Zaev: Ndërlidhja infrastrukturore dhe energjetike e rajonit bazë për tërheqje të investimeve


Korridori 8 dhe Korridori 10, por edhe korridoret e tjera të cilat kalojnë nëpër vende të tjera ishin pjesë e temave për të cilat sot është biseduar në Samitin investues në Londër që mbahet në organizim të BERZH-it.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, pas Samitit kryeministri Zaev ka cekur se bëhet fjalë për mjete serioze financiare, sepse vlerësimi i Korridorit 8 është vetëm dy miliardë euro, në pjesën e Maqedonisë, në pjesën e Bullgarisë dhe në pjesën e Shqipërisë.

“Flitet për ndërlidhje hekurudhore, ndërlidhje rrugore, por edhe me mundësi të zbriten kabllot optike për shkak të agjendës digjitale dhe ndërlidhjes së rajonit”, theksoi Zaev.

Informoi se kanë folur për projekte të cilat do të thonë mbështetje të energjetikës dhe prodhimit të energjetikës, ndërlidhjes energjetike, por edhe mbështetje e kompanive të cilat duhet të investojnë në tërë këtë rajon.

“Investimet mund të vijnë paralelisht, së bashku me infrastrukturën, edhe pse ka pasur, megjithatë duhet të jenë edhe më shumë, të rritemi me intensiotet më të madh, rritja e BPV-së sopnë duhet të jetë mbi katër për qind, në mënyrë që të mund tekstualisht ta ndjejnë edhe qytetarët e Maqedonisë dhe në tërë rajonin”, tha Zaev.

Në përfundim të Panelit, u prezantua edhe Platforma, ku të gjithë investuesit t’i marrin të gjitha të dhënat në një vend, për të gjitha vendet, gjithsejt gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor, ku do t’u ndihmojë ta bëjnë pasqyrën e madhe edhe për vendimet për investimet e tyre, por edhe për vendimet ku të marrin pjesë në tendere në pjesën e ndërtimit në atë infrastrukturë të madhe.